Bërnabiq: Marrëveshja e Brukselit dhe formimi i BKS, të domosdoshme

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka shprehur sot nevojshmërinë e implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe detyrimin e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe e cila po pret prej 10 vitesh, transmeton Danas.

Bërnabiq me delegacionin parlamentar të grupit të Bundestagut gjerman për Europën Juglindore, ka biseduar rreth marrëdhënieve dypalëshe, rrugën europiane të Sërbisë, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Beograd-Prishtinë.

Siç bën të ditur deklarata e qeverisë së Sërbisë, Bërnabiq ka vënë në dukje gatishmërinë e vazhdueshme të Beogradit për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Në bisedën e hapur me anëtarët e delegacionit parlamentar të grupit të Bundestagut për çështjet e Europës Juglindore, ata ofruan pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe situatën në rajon.

Bërnabiq ka theksuar se Sërbia i kushton vëmendje të veçantë avancimit të marrëdhënieve dypalëshe me Gjermaninë si partnere kryesore ekonomike e Sërbisë kompanitë e të cilës kanë punësuar më shumë se 80 mijë punëtorë.

Ajo ka theksuar se prioritet i Sërbisë është ruajtja e paqes, sigurisë e stabilitetit, si dhe anëtarësimin e plotë në BE çka është një objektiv kyç i politikës së jashtme.

Bërnabiq ka informuar bashkëbiseduesit edhe me finalizimin e procesit të reformës në sistemin gjyqësor në Sërbi.