Bërnabiq: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës është absolutisht e papranueshme për Sërbinë
Kryetarja e Kuvendit të Sërbisë Ana Bërnabiq sot në pauzën e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të BE në Budapest, ka patur takime të shumta në të cilat ka informuar për pozitën e vështirë të sërbëve në Kosovë si dhe se është absolutisht e papranueshme pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe tha se kryetarja e Parlamentit Europian Roberta Mecola së shpejti do të vizitojë Sërbinë.
Bërnabiq ka theksuar se ka patur takim të mirë me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Teodoros Ruzopulos dhe tha se ky takim është i rëndësishëm për Sërbinë për të lobuar që Kosova mos të bëhet anëtare e Këshillit të Europës.
“Ai është nga Greqia dhe kupton të gjitha detajet e problemit. E njeh shumë mirë situatën në Kosovë e Metohi dhe e di sesa të privuar janë sërbët nga e drejta e votës por dhe joshqiptarët e tjerë e veçanërisht sërbët, para tyre gjithashtu dhe romët” ka thënë Bërnabiq, transmeton RTV.
Ajo ka theksuar se Ruzopulos e kupton situatën ndaj dhe cilido vendim pozitiv për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës, do të ishte vendim absolutisht i keq dhe i papranueshëm, por që për Sërbinë e rëndësishme është që në çdo takim të flitet sërish për këtë dhe paraqiten të gjitha të dhënat për atë sesi sërbët jetojnë në Kosovë dhe sesa të privuar janë nga institucionet që drejton Albin Kurti.
Bërnabiq tha se ka patur takim të mirë dhe me kryetaren e Odës së Përfaqësuesve të Qipros Anita Dhemetriji dhe tha se Qipro është “100%” pranë Sërbisë.
“Ata thanë se çfarëdo lloj gjëje të ndodhi, sado që dikush të shkelë të drejtën ndërkombëtare, Qipro do të ngelet partner i besueshëm i Sërbisë, nuk do t’a njohë atë shtet fals dhe përherë do të mbajë anën e Sërbisë në të gjitha institucionet europiane e kështu dhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës”, ka thënë ajo.
Bërnabiq është takuar dhe me kryetaren e Parlamentit Europian Roberta Mecola të cilës i tha se së shpejti do të vizitojë Sërbinë.
Biseda me Mecolan u karakterizua si e mirë dhe tha se njoftimi i saj është lajm i mirë për integrimin europian të Sërbisë.
Nesër presim vizitën e kryetarit të Këshillit të Europës Antonio Koshta dhe se pas tij dhe ajo do të vizitojë Sërbinë dhe ky është lajm i mirë për integrimin tonë europian” ka thënë Bërnabiq në një deklaratë për mediat në Budapest.
Ajo tha se është takuar dhe me kryetarin e Senatit të Italisë Lorenco Fantano me të cilin diskutoi për ndihmën e tij në çeljen e Kapitullit 3 për Sërbinë.
Sipas fjalëve të saja, është e rëndësishme që Sërbia mori pjesë në konferencë në Budapest dhe shtoi se në tubim ishte e mundshme që të ndjeje dallime të mëdha në qëndrime mes Hungarisë dhe përfaqësuesve zyrtarë të BE.
“Ka qenë interesante për mua të bisedoja dhe me zyrtarët hungarezë, miqtë tanë, me Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë, rreth bashkëpunimit tonë të mëtejshëm si dhe atë parlamentar” shtoi Bërnabiq.
Kjo e fundit tha se Sërbia aspiron të hyjë në Unionin Europian, jo si vend që dëshpërimisht kërkon mbështetje, por si partner i besueshëm i gatshëm të kontribuojë për të ardhme të përbashkët.
Ajo nënvizoi tek paneli "T'u afrohemi zgjedhësve-rajonalizmi në Europë dhe ruajtja e identitetit kulturor të Europës", mbajtur në kuadër të konferencës, gatishmërinë për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët.
Duke theksuar se kapitujt nuk janë vetëm kategori administrative, por dhe udhërrëfyes, Bërnabiq deklaroi se Kapitulli 3 rreth konkurrueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse nuk lidhet vetëm me ekonominë, por edhe me mënyrën sesi të ndërtohet shoqëri në të cilën vlen të qëndrohet.
“Në përputhje me vlerësimet pozitive të njëpasnjëshme të Komisionit Europian, presim çeljen e këtij kapitulli në të ardhmen e afërt dhe shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju lutur për ndihmë dhe mbështetje”, tha Bërnabiq.
Kur është fjala për Kapitullin 4-Axhenda e gjelbër dhe mbajtja e lidhjeve, kryetarja e parlamentit tha se kjo nuk është vetëm energji, por dhe vizion i zhvillimit të qëndrueshëm. “Axhenda e gjelbër nuk është vetëm politikë ekologjike, kjo është zgjedhje morale në botën që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm” ka thënë Bërnabiq.
Kjo e fundit shtoi se e ardhmja e Europës duhet të formësohet jo vetëm tek qendrat e vendimarrjes sikurse Brukseli apo Strazburgu, por dhe në vende ku vlerat europiane rrojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.
Kryetarja e Kuvendit të Sërbisë ka theksuar se Sërbia është totalisht e përkushtuar tek vlerat dhe parimet e Unionit Europian.
“Si vend kandidat jemi thellësisht të angazhuar tek reformat të cilat jo vetëm që janë të domosdoshme për anëtarësi në BE, por janë dhe vitale për stabilitet dhe përparim të shoqërisë sonë. Ato janë të rëndësisë jetike për popullin tonë” ka thënë Bërnabiq.
0 komentet