Bërnabiq: Rumania qëndron krah Sërbisë për çështjen e K&M; funksioni i kryetares së kuvendit-dekorata ime

Ana Brnabić Rumunija
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë pas takimit me presidentin rumun Klaus Johanis se Rumania nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen e Kosovës, pra për çështjen e respektimit të integritetit territorial të Sërbisë.

Bërnabiq u tha gazetarëve në Bukuresht se Rumania qëndron krah Sërbisë për çështjen e integritetit territorial.

Duke thënë se pati bisedë fort të mirë me presidentin e Rumanisë, Bërnabiq tha se Johanis është person fantastik.

“Aboslutisht është një qëndrim i prerë që Rumania qëndron krah Sërbisë për çështjen e Kosovës e Metohisë, por edhe për integrimin europian. Nuk do të ndryshojë qëndrimi për çështjen e respektimit të integritetit territorial të Sërbisë, respektimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Bërnabiq.

Kjo e fundit shtoi se Sërbia me Rumaninë vazhdojnë të punojnë në projekte shumë të rëndësishme në fushën e infrastrukturës rrugore dhe asaj energjitike.

“Duam të lidhim shkollat, universitetet, ishte një takim shumë i mirë me Johanisin dhe shpresoj që së shpejti të vizitojë Sërbinë”, tha kryeministrja.

Duke komentuar vendimin e PPS (SNS) për t’a kandiduar për kryetare të Kuvendit të Sërbisë, Bërnabiq tha se e ka përjetuar shumë emocionalisht dhe se ky funksion, si dhe gjithçka që presidenti Vuçiq ka thënë për të, në fakt është-dekoratë për të.

Ajo ka thënë se pret që seanca parlamentare të vazhdojë shumë shpejt, sepse, siç thotë ajo, Sërbia nuk ka kohë për të humbur.

​“Plane të mëdha janë përpara nesh, duhet të vazhdojmë të punojmë. Mirënjohje SNS për gjithçka, nuk ka një parti të tillë në Sërbi, nuk ka pasur kurrë. U bëra ministre kur nuk isha anëtare partie, nuk isha në politikë. Dëshmova vizion, këmbëngulje, ndërsa partia dhe Vuçiq më dhanë shans dhe nder të jashtëzakonshëm për të qenë kryeministre. Për shtatë vite e kam ushtruar këtë funksion dhe tashmë partia më beson të jem kryetare e Kuvendit. Gjithçka çka tha presidenti për mua... Kjo është dekorata ime“ tha Bërnabiq.

Pyetjes nëse priste të ishte në funksion të ri-kryetare e Kuvendit të Sërbisë, Bërnabiq thotë se rreth kësaj kanë biseduar sikurse kanë thënë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i SNS Millosh Vuçeviq.

"Kemi pasur disa biseda, ka pasur shumë opsione. Nuk mendoj se do kjo të jetë e lehtë dhe e thjeshtë, duhet të mësoj shumë, kjo është një punë krejtësisht tjetër dhe do filloj të mësoj prej mbrëmjes së sotme", tha kryeministrja.

Kjo e fundit bën të ditur se ky funksion për të do të jetë sfidë e madhe.

“Por shpresoj dhe premtoj se do të jap gjithçka nga vetja, se do të punoj në interes të Sërbisë. Shpresoj që së bashku të kemi sukses që të kontribuojmë për stabilitetin në planin e brendshëm, sepse në atë të jashtëm e kemi, por kemi shumë për të bërë për popullin tonë dhe qytetarët. Më duhet të studioj, le të shkojmë përpara”, tha Bërnabiq.