Petkoviq dhe Kekiq me përfaqësues të Ambasadës së SHBA për pasojat e heqjes së dinarit në Kosovë

Petar Petkovic i Bojan Kekić sa Ambasadom SAD
Burim: Facebook

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq dhe kryetari i Bordit Egzekutiv të Bankës së Kursimeve Postare Bojan Кekiq, biseduan sot me përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Sërbi rreth pasojave të vendimit të njëanshëm të Albin Kurtit që të ndalë pagesat dhe transfertat me dinarë në Kosovë.

"Pas bisedimeve në Bruksel, sot kemi qenë në Bankën Qëndrore të Kursimeve Postare në Beograd ku u takuam me përfaqësues të ambasadës së SHBA me të cilët biseduam rreth gjendjes së rëndë të popullit sërb në Кosovë e Metohi dhe të gjitha pasojave që rjedhin nga vendimi i njëanshëm i Albin Кurtit për ndalimin e dinarit në transferta dhe pagesa në K&M” ka thënë Petkoviq në Fejsbuk.

Sikurse tha në bisedë u theksua domosdoshmëria e zgjidhjes urgjente të krizës e cila nënkupton vazhdimin e funksionimit të plotë të Bankës së Kursimeve Postare në hapësirën e Kosovës.

"Kursimet Postare është gjaku i mbijetesës së popullit tonë në Kosovë e Metohi dhe për nga rëndësia vendimtare që të vazhdojë të funksionojë në territorin e krahinës dhe popullit tonë t'i paguajë të gjitha të mirat materiale” ka thënë Petkoviq.