Bërnabiq: Sërbët në kufijtë e përmbajtjes, kërkojnë mirëkuptim për problemet e tyre

Ana Brnabić
Burim: Pink

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka komentuar protestën e sërbëve në Rudare duke theksuar se sërbët në Kosovë ndodhen në kufijtë e përmbajtjes dhe forcës ku sot tentuan të apelojnë në mënyrën më të bukur tek të gjithë partnerët ndërkombëtarë të shprehin mirëkuptim për problemet që kanë transmeton Pink.

"E vetmja që sërbët e Kosovës dëshirojnë, është respektimi i të drejtës ligjore dhe garantimi i të gjitha të drejtave themelore të njeriut. Nëse dikush duhet të arrestohet, duhet të dijë arsyen ai dhe familja, se ku është arrestuar, përse është arrestuar, ku ndodhet pas arrestimit, nëse është mirë, a i ka marrë barnat, nëse duhet të marrë shërbim mjekësor dhe jo që njerezit të arrestohen dhe keqtrajtohen vetëm e vetëm sepse janë sërbë", ka thënë Bërnabiq në konferencën rajonale në Novi Sad.

Ajo u shpreh se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët europianë.

"Presidenti është në konsultim të vazhdueshëm me partnerët tanë europianë si dhe me Mirosllav Llajçakun, me partnerët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe me sërbët e Kosovës dhe Metohisë, me qëllim që të mbajmë situatën nën paqe dhe kontroll aq sa duhet të jetë, por më duket se nuk ka gardh rrethues më të qartë prej hapave që po ndërmerr Prishtina të cilat nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe këto gjëra nuk munden të tolerohen", ka thënë Bërnabiq.

Siç ajo tha, sërbët në Kosovë kërkojnë gjëra themelore të cilat në shekullin XXI nuk duhet të kërkohen veçse të mirëkuptohen.