Jevtiq: Problemi i Kurtit nuk është vera, por vendosmëria e Petroviqit dhe serbëve të tjerë për të qëndruar në vatrat e tyre
Burim: Kosovo Online
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, tha se ngjarjet e djeshme dhe të sotme në Hoçën e Madhe shqetësojnë çdo serb që jeton sot në Kosovë dhe se problemi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk është vera e dikujt, por “vendosmëria e Petroviqit dhe serbëve të tjerë për të qëndruar në vatrat e tyre”.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë dhe të parandalojë dhunën e Kurtit ndaj serbëve.
“Kur një familje e nderuar serbe shndërrohet në kriminelë, është e qartë se për çfarë politike po flet qeveria aktuale në Prishtinë. Prandaj duhet të mbrojmë nderin dhe mbijetesën e familjes Petroviq në Hoçë! I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtarë të reagojë dhe të parandalojë dhunën që Kurti po ushtron ndaj serbëve”, ka thënë ai.
Siç shtoi ai, familja Petroviq është një familje shtëpiake, punëtore që jeton nga puna e saj.
0 komentet