Bërnabiq: Të gjithë zyrtarët e BE mbështesin themelimin e BKS, kërkesa e Ramës për sanksione nuk është për fqinjësi të mirë

Ana Brnabić
Burim: Kosovo online

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot në Tiranë se gjatë Samitit të procesit të Berlinit çështja e Bashkësisë së Komunave Sërbe në Kosovë i është komunikuar qartësisht Albin Kurtit dhe se të gjithë zyrtarët europianë mbështesin themelimin e BKS.

Bërnabiq ka thënë se nuk është takuar me Kurtin.

“Nuk u takova me të, ndërsa përsa i përket BKS, kjo i’u komunikua atij qartësisht dhe e dëgjoi, çdo përfaqësues i shteteve anëtare të BE që janë sot të pranishëm dhe KE dhe Këshilli dhe gjithë të tjerët po flasin rreth domosdoshmërisë së themelimit të BKS dhe kjo është diçka çka jo vetëm që është e paraparë në marrëveshjen e Brukselit, por dhe në atë të Ohrit. Ndaj neni i parë i marrëveshjes së Ohrit është implementimi i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme. Kështu që sidoqë të kthehet-marrëveshja e Brukselit dhe BKS janë në rendin e ditës” u ka thënë Bërnabiq gazetarëve në në Tiranë.

Ajo theksoi se kërkesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama për vendosjen e sanksioneve ndaj Sërbisë pas konfliktit në Banjskë, nuk është në përputhje me raportet e fqinjësisë së mirë, as me ato që bëhet fjalë në kuadër të iniciativës "Ballkani i Hapur" dhe se për shkak të kësaj ishte zyrtare gjatë takimit të tyre të sotshëm.

Ajo shprehu besimin se me kryeministrin shqiptar do të bisedojë për këtë temë dhe theksoi se Sërbia dëshiron të ushqejë marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.

"Nuk mund të përshëndetem ngrohtësisht me njeriun i cili thirri për t’i vendosur sanksione Sërbisë. Shpresoj që dhe sot gjatë ditës të flasim më shumë për këtë, ndërsa biseduam pak për t’a sqaruar. Me Shqipërinë dëshirojmë marrëdhënie më të mira të mundshme ashtu sikurse me të gjithë në rajon. Kurrë nuk je veçse politikan, ndonjëherë je edhe njeri. Dhe kështu ndihem. Nuk jam e lumtur, nuk e di përse e bëri këtë, nuk ka asnjë lloj kuptimi, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me ato çfarë bëjmë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur”, tha Bërnabiq.

Kjo e fundit tha se është shokuar prej reagimit të Ramës pasi Sërbia nuk ka bërë asgjë të keqe, por përherë ka qenë e hapur për bisedime dhe bashkëpunim të mëtejshëm.

Pyetjes nëse ka pasur presion për ngjarjet në Banjskë, ajo tha se nuk ka pasur presion, por është biseduar edhe për situatën në Kosovë.

Ajo shtoi se është biseduar edhe për dialogun dhe për atë që do të vijë më pas, si dhe për Marrëveshjen e Brukselit dhe BKS dhe për samitin e vitit të kaluar të procesit të Berlinit kur Kurti në mes të Berlinit tha se për të Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston dhe theksoi se atëherë nuk kishte asnjë reagim ndaj kësaj.  

“Nuk ka patur presione, por sigurisht biseduam rreth situatës në K&M dhe për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë, dialogut që pason, marrëveshjen e Brukselit, BKS, samitin e vitit të kaluar të procesit të Berlinit në të cilën Albin Kurti në mes të Berlinit e tha qartë se për të marrëveshja e Brukselit nuk egziston. I’u kujtova këtë dhe thashë se rreth kësaj nuk ka pasur reagime qysh atëherë" tha Bërnabiq.

Kjo e fundit shtoi se i sqaroi se ngjarjet në Banjskë ishin reaksion ndaj gjithçka çfarë po u ndodh sërbëve në Kosovë dhe theksoi se populli sërb dhe joshqiptarët në këto hapësira nuk kanë kurrëfarë të drejta.

"Për sërbët dhe joshqiptarët në K&M nuk egzistojnë madje as kushtet themelore për jetë normale e më pas i’u luta që të flasim më shumë rreth kësaj si çështje politike, kjo është çështje humanitare, kjo është çështje respektimi i të drejtave themelore të njeriut, kjo është çështje e të gjithë sërbëve në Kosovë e Metohi-që dikush të mos shtijë ndaj tyre ose ndaj tij dhe ndaj asaj, nëse dikush shtin a do të përfundojë në burg, a mund të llogarisin tek sundimi i ligjit në kuptimin që të mos arrestohen, rrihen dhe torturohen arbitrarisht në paraburgim, që këto paraburgime të mos zgjasin mesatarisht gati dy vjet” theksoi Bërnabiq.

Kjo e fundit vlerësoi se Procesi i Berlinit është nismë fort e mirë për rajonin tonë dhe se falë saj, sot egziston Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor, e cila, thotë ajo, duhet të bëjë ura të reja për bashkëpunim dhe mirëkuptim më të mirë të të rinjve në të gjithë rajonin.

“Më vjen mirë që sot do të nënshkruajmë edhe një marrëveshje tjetër dhe kjo është gjithçka në përputhje me prioritetet tona dhe në atë që beson Sërbia dhe ky është bashkëpunim më i mirë rajonal, për të lidhur njerëzit” tha ajo.

Përsa i përket presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Lajen dhe planin për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kryeministrja thekson se Sërbia tashmë ka përgatitur projekte dhe se investimet e BE do të kenë shumë rëndësi për të.

Bërnabiq ka komentuar edhe shkrimet në media se nuk ishte në foton e përbashkët në Samitin e Tiranës, duke theksuar se bëhet fjalë për “gënjeshtra të hapura”.

“Hedh poshtë, por kjo nuk është më dizinformim, gënjeshtra të hapura që unë nuk isha në fotografi. Jam në fotografi dhe a është e rëndësishme nëse isha herët apo vonë. Fakti është ajo çfarë se askush nga samiti i procesit të Berlinit nuk tha që dikush u shmang nga të fotografuarit" ka thënë Bërnabiq.

Kjo e fundit theksoi se sot nëpër korridoret e samitit ka patur takime me përfaqësues të Hungarisë, Britanisë së Madhe si dhe bisedime me kryetarët e qeverive të Spanjës dhe Hollandës.

Gjithashtu siç shtoi, ka patur takim të shkurtër me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen rreth të gjitha gjërave aktuale.

"Presim vizitën e presidentes së Komisionit Europian në Beograd. Shpresoj që kjo të kalojë mirë dhe do të kemi mundësinë të bëjmë të ditur edhe disa lajme të mira që i përkasin projekteve në Sërbi dhe bashkëpunimin mes Sërbisë dhe BE", ka thënë ajo.

Ajo i’u referua edhe një herë situatës në Kosovë, duke theksuar se Sërbia është pro dialogut dhe se duhet bërë gjithçka për të shkuar drejt de-eskalimit.

“Siç e patë në Granadë, presidenti Vuçiç dëshironte të takohej me këdo që i duhej, për të shkuar deri tek de-eskalimi, për të qetësuar tensionet, sërish tek dialogu ku do të bisedonin në fund të fundit sesi mund të ndikojmë që sërbët dhe joshqiptarët e tjerë në Kosovë e Metohi të kenë me të vërtetë të drejta bazike të njeriut”, ka përsëritur ajo.

Bërnabiq i’u referua edhe zgjedhjeve të shpallura në Sërbi dhe theksoi se ajo gjatë gjithë kohës në kuadër të detyrës së saj së ngarkuar në PPS (SNS) në Beograd takohet dhe bisedon me qytetarët për nevojat e tyre, ndërsa rreth fushatës dhe zgjedhjeve nuk i shkon në mend.

“Nuk mendoj rreth kësaj, unë jam zv.kryetare e PPS dhe administratorja për qytetin e Beogradit. Mundohem që çdo moment të lirë, pas detyrave shtetërore, të bisedoj me njerëz dhe anëtarë dhe simpatizantë dhe me njerëz që nuk janë në PPS rreth asaj që gjërat e vetme me cilat merremi me politikë, dhe këto janë rezultatet konkrete dhe planet për të ardhmen, gjithçka tjetër për mua nuk është kaq e rëndësishme"