Berse: E nevojshme gjetja e zgjidhjes për veriun e Kosovës

Predsednik Švajcarske Alen Berse
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Zvicrës Alen Berse ka deklaruar sot në prag të nisjes së samitit të Bashkësisë së Politikave Europiane mbajtur në Granadë, se vendi i tij dëshiron Ballkan Perëndimor stabil dhe të paqtë.

I pyetur për situatën mes Sërbisë dhe Kosovës, Berse tha se në Nju Jork ka pasur biseda me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe se ka patur rastin të takohej dhe me kryeministrin kosovar Albin Kurti me të cilin i ka thënë qartë se duhet të gjendet zgjidhje për veriun e Kosovës.

“Për Zvicrën në të cilën jetonë shumë qytetarë të këtij rajoni, është me rëndësi domethënëse që Ballkani Perëndimor të jetë stabil dhe i paqtë. Zvicra është e gatshme të ndihmojë në stabilitetin e rajonit“ ka thënë ai.