Vuçiq ka biseduar me Sunakun për situatën në Kosovë
Burim: Kosovo Online
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në Granadë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, për situatën në Kosovë.
"Bisedë e shkëlqyer me kryeministrin Sunak. Biseduam për situatën në Kosovë dhe Metohi, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrethanat aktuale gjeopolitike", tha Vuçiq në profilin e tij në Instagram "buducnostsrbijeav".
Vuçiq po merr pjesë në samitin e komunitetit politik Evropian, i cili po mbahet në atë qytet spanjoll.
komentet