Bistron: Ka presion të madh që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Petr Bistron
Burim: Kosovo Online

Shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme të Grupit Parlamentar të Alternativës për Gjermaninë (AfD) në Bundestag, Petr Bistron, thotë për Kosovo online se i vëzhgon me shqetësim të madh proceset lidhur me kërkesën e Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe thekson se po ushtrohet presion i madh mbi të gjitha vendet për të mbështetur këto tendenca.

"Dëshira është që Kosova të futet në të gjitha organizatat e mundshme ndërkombëtare. Ne jemi të vendosur kundër saj, Kosova nuk është shtet, është një krijesë që nuk mund të mbijetojë. Është protektorat i NATO-s dhe BE-së. Ne shohim potencial të madh për përshkallëzim të mëtejshëm, nëse ajo mbetet në këtë rrugë”, thotë Bistron, i cili është zëvendës i anëtar të Delegacionit të Përhershëm të Bundestagut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në mbledhjen e nesërme të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të votohet rekomandimi i raportuesës Dora Bakojani që Kosova të pranohet në këtë organizatë.