Grubjeshiq: Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës kushti më i rëndësishëm është formimi i BKS

Grubješić
Burim: Kosovo Online

Zbatimi i vendimit për kthimin e truallit Manastirit të Deçanit ku pritej prej tetë vitesh, sigurisht që nuk mund të jetë as i vetmi kusht kryesor që do t’a bënte Kosovën anëtare e Këshillit të Europës. Kushti më kryesor është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe thotë për Kosovo onlajn Suzana Grubjeshiq, ambasadorja e Sërbisë pranë Këshillit të Europës.

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar para tre ditësh se qeveria ka urdhëruar Agjencinë e Kadastrës së Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 në lidhje me truallin e Manastirit të Deçanit, ndërsa të nesërmen u mbajt takimi i jashtëzakonshëm i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për 27 marsin nga ku do të votohet rreth opinionit të raportueses për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës Dora Bakojani.

Me këtë rast Grubjeshiq për portalin tonë thotë se ka pasur shumë zhurmë rreth faktit se pas tetë vitesh gjen vend zbatimi i vendimit të gjykatës për kthimin e truallit prej 24 ha Manastirit të Deçanit, por në fakt ky është një prej tre kushteve që Bakojani ka vendosur në raportin e saj.

“Kushti më i rëndësishëm është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe kjo jo vetëm për anëtarësimin e Kosovës në KE, pasi ky është detyrim ndërkombëtar i Kosovës që rrjedh nga Marrëveshja e Parë e Brukselit e prillit të vitit 2013 për normalizimin e raporteve. Rreth kësaj ka folur edhe Gabriel Eskobar gjatë vizitës së tij në Kosovë. Pyetjes nëse SHBA siç u tha në mënyrë të avashtë, do të ‘lobojë për pranimin e Kosovës në KE’, ai u përgjigj se ende bëhet fjalë për plotësimin e kushteve më të rëndësishme, e ky është formimi i BKS”, thotë. Grubjeshiq.

Siç sqaron, në raportin e Bakojanit evidentohet se Kosova duhet të përmbushë tre kushte-rreth truallit të Manastirit të Deçanit, formimin e BKS dhe shpronësimet në veri të Kosovës si dhe vlerëson se “është e pabesueshme që dikush ka vendosur që pikërisht kthimi i truallit Manastirit të Deçanit është kusht i mjaftueshëm për anëtarësimin e Kosovës”.

“Në axhendën e seancës së jashtëzakonshme të Komisionit Politik është vetëm një pike-Mendimi Statutor rreth aplikimit për anëtarësi e cila u dorëzua më 12 maj të vitit 2022 dhe miratimi i draft-opinionit preliminar. Pritet që rreth raportit të shprehen anëtarët e Komitetit, ndërsa për dhënien e opinionit pozitiv, nevojitet 2/3 e numrit të pranishëm në Komitet. Pra ende po flasim vetëm rreth opinionit. Këtë të fundit duhet t’a japë edhe Kuvendi në seancën plenare, por këto nuk janë organe vendimmarrëse në Këshillin e Europës, por ky është Komiteti i Ministrave i cili do të ketë seancën e rregullt në maj”, thekson Grubjeshiq.

Zyrtarët në Prishtinë nëpër media përmendin pikërisht majin si muajin në të cilin presin që Kosova të bëhet anëtare e KE, ndërsa Grubjeshiq thotë se në notën verbale që u dorëzua në sekretariatin e APKE është shkruar se qëllimi është që në maj të bëhet anëtare.

"Gjërat, megjithatë, nuk janë kaq të thjeshta. Nuk ka garanci se kjo do të jetë në rendin e ditës së Komitetit të Ministrave dhe se rreth saj do të vendoset në maj", bën të ditur ambasadorja sërbe në Këshillin e Europës.

Pyetjes nëse pritshmëria e zyrtarëve në Prishtinë që Kosova në maj të bëhet anëtare e KE nënkupton se deri atëherë do të formohet BKS, pasi ky është një nga tre kushtet, Grubjeshiq thotë se kjo nuk është reale.

“Pas 11 vitesh nga Marrëveshja e Brukselit, të pritet që tani për një muaj të formohet BKS, kjo nuk është reale, më reale është pritshmëria, ndërsa po flitet dhe rreth kësaj që të séanca e Komitetit të Ministrave të mund të mbahet pas majit. Nuk flitet për data të sakta, por nuk ka absolutisht asnjë garanci se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KE do të gjendet në seancën pasuese të Komitetit të Ministrave. Siç po e shikojmë, dialogu zyrtar mes Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE dhe me mbështetjen e SHBA, nuk jep asnjë arsye për optimizmin e autoriteteve kosovare që të mund të sigurohen se kaq lehtë do të bëhet anëtare e KE” thotë Grubjeshiq.

Ndonëse shumica e anëtarëve të KE e njohin Kosovën, ambasadorja bën të ditur se deputetët e APKE nuk janë të detyruar të respektojnë qëndrimin e vendit nga vijnë, por dhe vëren se shumica e 2/3 të numrit të deputetëve të pranishëm arrihet lehtësisht. Kur APKE të ketë shprehur opinionin rreth kërkesës së Kosovës, ky opinion do t'i përcillet Komitetit të Ministrave.

Grubjeshiq kujton se në votimin në Komitetin e Ministrave më 24 prill të vitit të kaluar, Kosova kishte shumicën e nevojshme prej 2/3 për nisjen e procedurave. Atëherë 33 vende nga 46 anëtarë të KE votuan "pro", shtatë ishin kundër, pesë abstenuan.

"Nuk jemi të sigurt se numrat do të qëndrojnë kështu. Nuk kemi indikacion se ndonjë nga vendet që atëherë nuk votoi do të ndryshojë qëndrimin e vet, këtu mendoj tek ato shtatë që ishin kundër, mes të cilave dhe Sërbia si dhe pesë që ishin abstenuese. Pra, shumica e 2/3 nga 46 janë 31, ndërsa Kosova vitin e kaluar kishte 33 vota. Për këtë asaj anëtarësimi në KE është edhe synimi pasi këtu për anëtarësim nuk nevojitet konsensusi, ndonëse të gjitha anëtarët e mëparshëm janë pranuar me konsensus, nuk kishte as kundërshtarë e as abstenime. Nëse Kosova do të pranohej me shumicë prej 2/3, ky do të ishte një precedent politik. Kjo do të thotë se organizata në thelb do të ndahej" thekson Grubjeshiq.