Borel: Do t'i informoj liderët e BE-së për situatën në Kosovë

Đuzep Borelj
Burim: Facebook

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Gjuzepe Borel, tha se sot në samitin në Bruksel do t'i informojë liderët e BE-së për tensionet në Kosovë, raporton RTV.

“Ju e dini që ditët e fundit kemi pasur shumë tensione në veri të Kosovës. E kam dërguar përfaqësuesin tonë special Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd. Do të informoj liderët për situatën dhe do të përpiqem ta qetësoj situatën dhe të kthehemi në dialog. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha Borel para takimit të sotëm.

Ai theksoi se është e një rëndësie absolute që të ndalen trazirat, të thyhen barrikadat, të kthehet qetësia dhe diskutimi, siç tha ai, “rreth propozimit që kemi vënë në tryezë për të gjetur një zgjidhje të përhershme dhe koherente për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Borel njoftoi gjithashtu se liderët pritet të konfirmojnë statusin e kandidatit të Bosnjë-Hercegovinës.

"Kjo duhet të jetë një mundësi e mirë për liderët e Bosnjë-Hercegovinës që të punojnë në reforma", tha Borel dhe shtoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për Bosnjë-Hercegovinës dhe gjithë rajonin.

Liderët e BE-së do të takohen sot në Bruksel, ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë, çështjet që lidhen me energjinë dhe ekonominë, sigurinë, mbrojtjen, marrëdhëniet e jashtme.