Gashiq vizitoi pjesëtarët e xhandarmërisë në Aleksinac: Nuk do të lejojmë shtypjen e popullit tone

Bratislav Gašić u Aleksincu
Burim: Ministarstvo unutrašnjih poslova Srbije

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, mbrëmë ka vizituar bazën e Detashmentit të Xhandarmërisë së Nishit në Aleksinac dhe u bind për gatishmërinë luftarake dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të kësaj njësie.

Anëtarët të xhandarmërisë, unë edhe ju jemi betuar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë se do ta mbrojmë rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Serbisë. Ne nuk do të lejojmë që terroristët e Kurtit të shtypin, ngacmojnë dhe arrestojnë popullin tonë. Rroftë Serbia!”, ka thënë Gashiq.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, gjatë vizitës në bazë, ministri në një bisedë me pjesëtarët e xhandarmërisë theksoi përkushtimin e tyre në mbrojtjen e Republikës së Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Gashiq theksoi se udhëheqja shtetërore e Serbisë, në krye me presidentin e saj Aleksandar Vuçiq, do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.