Borel: Ftoj Kosovën dhe Serbinë në një takim i krizës në Bruksel javën e ardhshme
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel, ka njoftuar sot se do të ftojë Kosovën dhe Serbinë në një takim i krizës në Bruksel javën e ardhshme.
Borel, në një deklaratë për gazetarët, me rastin e takimit të ministrave të punëve të brendshme të BE-së dhe NATO-s, theksoi se bashkëpunimi i dy organizatave është i rëndësishëm.
"Bashkëpunimi ynë shtrihet përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë këto ditë është treguar se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë. Dëshiroj të falënderoj ushtarët dhe komandantin e KFOR-it për gjithçka që bëjnë në veri të Kosovës", shpjegoi ai.
Borel iu referua edhe arrestimit të tre policëve të Kosovës, duke përdorur fjalën “arrest”.
“Ju e dini se ka ndodhur një incident i arrestimit të tre policëve të Kosovës, ne po mundohemi të përcaktojmë qartë se çfarë ka ndodhur dhe jemi në kontakt të ngushtë me komandën e KFOR-it dhe të dyja palët, për të parë se çfarë çoi në arrestimin”, theksoi ai.
Ai theksoi se ndërkohë po u bën thirrje të dyja palëve që të qetësojnë situatën.
"Ne e shohim se situata po përkeqësohet vazhdimisht dhe jemi sërish në situatë të menaxhimit të krizës. Javën e ardhshme do t'i ftoj të dyja palët në një takim në Bruksel", theksoi ai.
0 komentet