Breshëri armësh dhe luftë e armatosur në Zubin Potok

Nelegalni radovi u Opštini Zubin Potok
Burim: Kosovo Online

Në afërsi të Zubin Potokut rreth orës 19:45 janë dëgjuar breshëri armësh.

Siç bën të ditur Kosovo onlajn, të shtënat e armëve kanë ndodhur kur forcat soeciale të Policisë së Kosovës, tentuan të hiqnin barrikadat në aksin rrugor alternativ në afërsi të Zubin Potokut.

Në pamjet e shfaqura në rrjetet sociale, dëgjohen të shtëna armësh.

Pamjet janë shfaqur ne profilin "zubinpotokinfo" në Instagram shoqëruar me tekst ku spegon se të shtënat e armëve dhe të paktën një shpërthim, kanë tronditur të gjithë rajonin në fjalë.

Në barrikadat e tjera të Zubin Potokut, situata është e qetë thuhet në tekstin e publikuar në Instagram.
Herët kryeministri kosovar Albin Kurti ka kërcënuar se "barrikadat nuk mund të vijojnë të qëndrojnë pafundësisht".