Prishtina ia ka ndaluar Patriarkut Porfirije që të vizitojë Patriarkanën e Pejës

Patrijarh Porfirije i episkop Ilarion
Burim: SPC

Patriarku serb Porfirije ka marë me habi lajmin se autoritetet në Prishtinë sot, para festës së madhe të Lindjes së Krishtit që lavdëron gjithë botën e krishterë, ia kanë ndaluar të udhëtojë në Patriarkanën e Pejës, e cila është selia e parë dhe shekullore e Kishës Ortodokse Serbe dhe manastiri i të cilit është patriarku igumen, d.m.th plaku, njoftoi kabineti i Patriarkut Porfiri.

Siç thuhet në njoftim, “Patriarku Pofririje nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të shfuqizohet dhe të mos shkelin të drejtat e njeriut dhe liritë fetare të serbëve ortodoksë që jetojnë në krahinë, në tokën e të parëve të tyre, ku populli serb ka jetuar vazhdimisht për së paku pesëmbëdhjetëqind vjet”.

Në fund theksohet se “Patriarku Porfirije i lutet Zotit për paqe dhe vullnet të mirë në mesin e të gjithë njerëzve, e veçanërisht lutet që të mbizotërojë paqja mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë e Metohi, ku ata kanë jetuar së bashku me shekuj”.