Brkljaç: Milun Milenkoviqit iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj

Milun Lune Milenković
Burim: Kosovo Online

Avokati Miodrag Brkljaç ka thënë për Kosovo online se trajnerit të klubit të kikboksit “Kosovska Mitrovica”, Milun Milenković Lune, i cili u arrestua më 13 qershor të këtij viti në veri të Mitrovicës, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

“Dje, Milenkoviqit iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj dhe sipas vendimit të fundit do të zgjasë deri më 13 nëntor, paraburgimi i është vazhduar njësoj si në vendimet e mëparshme, për të gjitha bazat që i kërkon ligji dhe kjo për arsye se për rrezikun e arratisjes, për shkak të rrezikut që ai do të ndikojë te dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët dhe për shkak të peshës së krimit, që sugjeron se ai mund ta përsërisë krimin nëse do të lirohej. Pra, asgjë e re dhe asgjë spektakolare krahasuar me periudhën e mëparshme”, thotë Brkljaç.

Ai thekson se mbrojtja ka bërë ankesë dje në Apel, por shton se duke u marrë me përvojën e rasteve të mëparshme dhe vendimet e marra në rastin e Milenkoviqit, nuk pret që të ndryshojë asgjë sa i përket paraburgimit.

Bërkljaç tha gjithashtu se pret që prokurori të marrë në pyetje Milenkoviçin në ditët në vijim.

Hetimi po merr rrjedhën e tij, në ditët në vijim pres që prokurori të më thërrasë dhe të më informojë se ka vendosur të dëgjojë më në fund Milenokoviqin, pres që ai ta përmbushë atë premtim”, thekson Bërkljaç.

Ai thotë gjithashtu se mbrojtja ka kërkuar arrest shtëpiak për Milenkoviqin.

“Do të përsëris se nuk jam optimist se do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket paraburgimit, edhe pse ne kemi kërkuar dhe besojmë që arresti shtëpiak do të ketë të njëjtin qëllim, dhe si dëshmi për këtë kemi ofruar dhe e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur rastin e Dejan Pantiq, i cili është në arrest shtëpiak, ka qenë plot tetë muaj dhe nuk ka ikur, edhe nëse është akuzuar edhe për një krim shumë të rëndë”, thotë Brkljaç.

Prokurori special i Kosovës, Afrim Shefkiju, siç ka thënë avokati Brkljaç, e akuzon Milenkoviqin se dyshohet se ka kryer një “sulm terrorist në objektet e komisionit komunal zgjedhor” në dhjetor të vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut, për “organizim të sulmit ndaj pjsëtarëve të KFOR-i dhe Policia e Kosovës në Zveçan më 26 maj të këtij viti”, dhe se ai dyshohet se “rrahu katër shqiptarë në shëtitoren në Mitrovicën e Veriut”.

Ai shton se kur është fjala për përleshjen e qytetarëve me KFOR-in dhe policinë e Kosovës në Zveçan, klienti i tij nuk ka qenë as atë ditë dhe ai akt, siç thekson ai, “nuk ka të bëjë me të”.

Ai thotë se një nga argumentet për vazhdimin e paraburgimit ka qenë fakti se edhe Milenkoviq është shtetas i Serbisë.

“Vetëm pse thonë se nuk është shtetas i Kosovës, por edhe i Serbisë, nxjerrin përfundimin se mund të arratiset në Serbi, sikur nuk mund të bëjë të njëjtën gjë nëse nuk është shtetas i Serbisë argument për tallje. Por kjo është ashtu siç është”, thotë Brkljaç.

Sipas avokatit, prokurori ka treguar se do ta akuzojë Milenkoviqin edhe për disa vepra të tjera penale.

Që nga momenti i arrestimit, Milun Milenkoviq Lune ndodhet në njësinë e paraburgimit me rrezikshmëri të lartë në Podujevë, ndërsa pas arrestimit të tij janë mbajtur disa tubime protestuese të serbëve në Mitrovicën e Veriut, nga të cilat i është dërguar mesazh përkrahjeje.