Avokati Vasiq: Një muaj paraburgim për Dragisha Millenkoviqit, do të bëjmë ankesë
Avokati Dejan Vasiq ka konfirmuar për Kosovo Online se Dragisha Millenkoviqit nga Kishnicë afër Graçanicës i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj dhe ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë kundër këtij vendimi.
Vasiq shpjegon se ata nuk janë të informuar se cilët janë dëshmitarët dhe se nuk e dinë përmbajtjen e deklaratave të tyre, në bazë të të cilave është akuzuar Millenkoviqi.
“Mendoj se rasti i Dragisha Millenkoviq është i 15-ti me radhë, në të cilin i dyshuari është raportuar në ditën kur është arrestuar. Të gjitha ato raste janë raportuar pas 20 e më shumë vitesh. Ne ende nuk e dimë se cilët janë dëshmitarët, në bazë të deklaratave të kujt është dhe cila është përmbajtja e deklaratave kundër tij. Argumentet tona do t'i përcjellim në Gjykatën e Apelit”, tha Vasiq.
Ai shtoi se Millenkoviq akuzohet për mundësinë e përpjekjes për t'u arratisur.
“U përmend dyshtetësia e tij, që është absolutisht e pakuptimtë duke pasur parasysh se ai nuk ka pasaportë as të Kosovës dhe as të Serbisë. Në letërnjoftimet e tij shënohet adresa e shtëpisë së tij familjare, ku ka qenë familja e tij që nga kohra të lashta”, tha Vasiq.
Ai tregon se klientit të tij i është bërë një padrejtësi e madhe.
“Me ndihmën e ekipit tim, avokatëve, do të bëj çmos që prokurorisë speciale, gjykatës dhe publikut sa më shpejt t’i tregoj se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet me të cilat është i lidhur”, tha Vasiq.
Millenkoviq ndodhet në qendrën e paraburgimit në Podujevë.
0 komentet