Brnabiq për Brukselin: Nuk jam optimist, por do të doja të arrihet një marrëveshje
Kryeministrja Ana Brnabiq thotë se nuk është optimiste se sot në Bruksel do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton RTV.
"Unë nuk jam optimiste në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në vend po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira. Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, ata (opozita) po flasin marrëzi për parizerin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, tha Brnabiq në TV Pink.
Brnabiq theksoi se presidenti ka mjaft fokus dhe stabilitet emocional për t'i lënë të gjitha këto pas dhe për të mbrojtur interesat e shtetit në mënyrën më të mirë sot.
Kryeministrja tha gjithashtu se dëshiron të arrihet një marrëveshje, sepse Serbia ka nevojë për paqe dhe stabilitet për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e saj, por nuk mendon se Kurti dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe vlerëson se kjo nuk do të ndodhë sot, siç thot, nuk do të ndryshon "fatkeqësisht".
“Ne po i ndjekim bisedimet, do të shoh nëse mund të ndihmojmë nga këtu”, tha Brnabiq.
Siç shtoi ajo, askush që nuk merr pjesë në ato bisedime as që mund ta imagjinojë atmosferën në Bruksel ku po ndodhin provokime të ndryshme.
“Kurti dëshiron që ne të humbasim durimin dhe të mos jemi tolerantë, por të fillojmë një lloj konflikti. Dhe pastaj ata që janë më të favorshëm për pavarësinë e Kosovës të përfitojnë nga kjo dhe t'i rikthehen paqartësive për dy palët", tha Brnabiq.
Kryeministrja tha gjithashtu se presioni ndaj serbëve në Kosovë është i tmerrshëm dhe se presidenti duhet t'i mbrojë ata dhe qytetarët në Serbinë qendrore dhe të vazhdojë të tërheqë investime.
0 komentet