Brnabiq: Nuk ka marrëveshje të Brukselit për Kurtin, bisedimet do të jenë të vështira

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka vlerësuar se bisedimet në Bruksel në takimin e nivelit të lartë të 14 shtatorit sigurisht që do të jenë të vështira dhe se zbatimi urgjent i Marrëveshjes së Ohrit nënkupton zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila, shton ajo, nuk ekziston, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

"Sigurisht që do të ketë bisedime të vështira. Një falënderim i madh për Presidentin Aleksandar Vuçiq sepse ai e mori atë barrë të madhe mbi vete dhe kështu ia bëri më të lehtë qeverisë të punojë në gjërat që kanë të bëjnë me jetën më të mirë për qytetarët," tha Brnabiq në paraqitje në programin e mëngjesit të RTS.

Siç shtoi ajo, pajtohet me zbatimin urgjent të Marrëveshjes së Ohrit, që nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila çon në formimin e Asociaaionit të Komunave Serbe.

“Kemi arritur në tremujorin e fundit të vitit 2023 dhe ende nuk kemi një AKS, as synimin e Prishtinës për ta formuar një të tillë, as për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit. Albin Kurti as që dëshiron të thotë ‘Marrëveshja e Brukselit’. Për të, nuk ekziston dhe bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta tolerojë këtë”, ka theksuar Brnabiq.

Ajo përkujtoi se Beogradi ka marrë garanci se AKS do të formohet dhe se bashkësia ndërkombëtare ka deklaruar se nëse Kurti nuk e dëshiron, do ta formojnë vetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

“As këtë nuk e pamë, pamë krejt të kundërtën – përshkallëzim shtesë. Përshëndetje presidentit Vuçiq që gjeti një mënyrë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, atë që i përshtatet popullit dhe vendit tonë, sepse paqja na lejon të kemi prosperitet shtesë, të ndërtojmë rrugë, krijom vende të reja pune dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ne ta mbajmë atë”, tha Brnabić.