Brnabiq: Interpoli i mbyllur për Kosovën
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka deklaruar sot se gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka pasur një takim shumë të mirë me presidentin e Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi, i cili ka konfirmuar se gjatë mandatit të tij nuk do të jetë në rend dite aplikimi i Kosovës për anëtarësim në atë organizatë, raporton RTV.
Brnabiq e vlerësuar për TV Pink se kjo është veçanërisht e rëndësishme për Serbinë, sepse sipas saj, dy institucione kyçe janë Interpoli dhe UNESCO dhe është e rëndësishme që ata të mos i marrin në konsideratë kërkesat e Kosovës për anëtarësim.
“Jam shumë e kënaqur me rezultatet e vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bashkëpunimin me atë vend”, tha ajo, duke shtuar se vitin e kaluar janë nënshkruar 10 marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ahmed Nasser Al-Raisi u zgjodh President i Interpolit në nëntor 2021 dhe mandati i tij zgjat katër vjet.
Brnabiq: Rezolutat e OKB-së janë të vlefshme për Qipron, por jo për Serbinë
Kryeministrja Ana Brnabiq ka thënë sot se standardet e dyfishta zbatohen në marrëdhëniet ndërkombëtare për sa i përket mosmarrëveshjeve territoriale dhe përmendi shembullin e Qipros dhe Kosovës, të cilat trajtohen në mënyra të ndryshme nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë tha se zgjidhja me dy Gjermani nuk është një opsion për Qipron, përkundrazi, zgjidhja e vetme është përmes OKB-së dhe respektimit të rezolutës përkatëse të OKB-së. Pra, dy shtete nuk janë opsion për Qipron dhe kur flasin për Serbinë, ndoshta është opsioni i vetëm dhe pajtueshmëria me rezolutat e OKB-së nuk është një opsion. Por ky është realiteti dhe ne duhet të punojmë brenda këtyre kornizave, për ta ruajtur Serbinë dhe presidenti Vuçiq po punon për këtë”, tha Brnabiq.
Ajo shpjegoi se duhet të punohet në forcimin ekonomik të Serbisë paralelisht me mbrojtjen e interesave kombëtare në sferën politike.
“Duhet të mbroni politikisht interesat e popullit tonë, përfshirë Kosovën, por nga ana tjetër, duhet të vazhdoni të ndërtoni ura me ata që thonë se rezoluta e OKB-së vlen për Qipron por nuk duhet të zbatohet për Serbinë”, ka konstatuar Brnabiq.
komentet