Bërnabiq rreth sulmit në Gotovusha: Kërkoj prej bashkësisë ndërkombëtare vënien para drejtësisë të fajtorëve
Burim: Printscreen/Pink
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka kërkuar prej bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë menjëherë dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët e sulmit të sotëm ndaj fëmijëve sërbë në Gotovusha.
"As në natën e Botës ortodokse, sërbët në Kosovë nuk ndihen të sigurtë. Dënoj ashpërsisht këtë krim të urryer dhe kërkoj prej bashkësisë ndërkombëtare, që të reagojë menjëherë dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët. Ky është incidenti i radhës i cili tregon kushtet e rënda me të cilat sërbët në Kosovë e Metohi përjetojnë përditë", ka shkruar Bërnabiq në Tvitter.
Kryeministrja e Sërbisë ka theksuar se kur dhuna sistematike nënvlerësohet vijimësisht, atëherë ekstremizmi përhapet shpejt nga lidershipi i zhgënjyer në shoqërinë e gjerë dhe kësisoj, krimet bëhen fakt i zakonshëm i jetës së përditshme të të shtypurve.
Ajo e ka etiketuar Kosovën me hashtagun “getoja e fundit europiane”.
komentet