Brnabiq: Serbia i përmbahet BKS, Kurti dobëson pozicionin e tij sa herë që thotë “jo”
Kryeministrja Ana Brnabiq ka deklaruar sot se këmbëngulja e Serbisë në formimin e Bashkimit të Komunave Serbe forcon pozitën e vendit tone, ndërsa Albin Kurti e dobëson pozicionin e Prishtinës sa herë që thotë “jo”, raporton RTV.
Duke komentuar deklaratën e djeshme të Kurtit se BKS do të formohet, por vetëm pas arritjes së marrëveshjes me Beogradin për njohje reciproke, Brnabiq kujton se formimi i BKS është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013.
“Aleksandar Vuçiq fitoi BKS me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe tani ju mund të shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, tha Brnabiq në TV Prva.
Kryeministrja deklaroi se edhe ata që nuk janë aleatë të Serbisë në lidhje me formimin e BKS dhe kush janë promotorët e pavarësisë së Kosovës, edhe ata deklarojnë se fillimisht duhet të formohet BKS, pastaj gjithçka tjetër.
“BKS është ajo që ne i përmbahemi fort dhe këmbëngulja në formimin e saj e forcon pozitën tonë dhe e dobëson pozitën e Prishtinës sa herë që Kurti thotë ‘jo’”, ka thënë Brnabiq.
Ajo tha se si ata që e “dashurojnë” Vuçiqin dhe ata që “nuk e duan” atë, duan që ai të vazhdojë të udhëheqë Serbinë sa më gjatë, duke shtuar se shpreson se do të jetë kështu.
“Ai tha se e di se çfarë është detyra e tij dhe gjithmonë do të heqë dorë nga pozita e tij sesa Kosovë dhe Metohi, gjë që nuk është rasti me asnjë politikan të opozitës që kemi mundur ta dëgjojmë dy ditët e kaluara në Kuvend.
E vetmja gjë e rëndësishme për ta është që të jenë në pushtet”, ka thënë Brnabiq.
0 komentet