Stojanoviq: Taktika e luftës tregtare e Kurtit shërben për të larguar vëmendjen nga formimi i BKS
Burim: Reporteri
Këshilltar i Kryeministres të Serbisë për politikë të jashtme Nikolla Stojanoviq tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përgatit taktikat e vjetra të luftës tregtare për të larguar vëmendjen nga formimi i Bashkimit të Komunave Serbe.
Stojanoviq ka deklaruar në llogarin e tij në Twitter, lidhur me lajmin se Prishtina ka ndaluar shitjen e vajit ushqimor nga Serbia, se Kurti po përgatit trukët e tij të vjetra, ndërsa pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor po heq barrierat dhe po liberalizon tregtinë.
“Duket se Kurti është përsëri në truket e tij të vjetra. Një taktikë lufte tregtare për të larguar vëmendjen nga formimi i BKS. Ndërsa pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor po heq barrierat dhe po liberalizon tregtinë. Një strategji e kotë që me siguri do të dështojë”, tha Stojanoviq.
0 komentet