Brnabiq: Shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë nuk i shoh si armiqtë, politika e Kurtit është katastrofike edhe për ata
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se shqiptarët në Kosovë nuk i sheh si armiqtë dhe se është dëshira e saj që shqiptarët në Kosovë të jenë po aq mirë sa serbët.
Brnabiq beson se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është njëlloj katastrofik si për serbët ashtu edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë.
"Unë nuk e shoh askënd si armik. Shqiptarët nuk i shoh si armiqtë. Mendoj se kjo që po bën Albin Kurti është po aq katastrofike për shqiptarët në Kosovë dhe Metohi. Agjenda ime është që shqiptarët në Kosovë të jenë po aq të mirë sa serbët. Se atje ka një stabilitet që do të sigurojë prosperitet ekonomik, vende pune, investime, sepse kur njerëzit shohin se kanë një punë dhe disa perspektiva për veten e tyre, askush nuk do të dojë të hyjë në luftë. Por mendoj se politika e Albin Kurtit është katastrofike për shqiptarët, veçanërisht për brezin e ri. Nuk shoh ndonjë perspektivë atje”, ka thënë Brnabiq.
Branbiq shtoi se Serbia dëshiron paqen dhe stabilitetin.
"Tani imagjinoni një situatë tjetër, nëse Albin Kurti, për shembull, do të pranonte pragmatikisht përpara këtij dimri të vështirë dhe kohësh sfiduese, që të bashkëpunojmë në fushën e energjisë, sa do ta relaksonte gjithë situatën, sa do të ishte ndryshe. Por, ai refuzoi. Pra, unë nuk i shoh ata si armiqtë, mendoj se do të ishte katastrofike të shihje dikë si armik. Ajo që na e duhet është paqen dhe stabilitetin”, tha Brnabiq.
komentet