Cakolli: Debatet për masat ndëshkuese ndaj deputetëve pa bazë ligjore
Burim: Kosovo Online
Bashkëpunëtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, deklaroi se nuk ka bazë kushtetuese apo procedurale për t'u privuar anëtarëve të Kuvendit të Kosovës nga mandatet e tyre në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, debatet mbi masat ndëshkuese ndaj deputetëve nuk kanë bazë ligjore.
Cakolli i tha Kosova Press se moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit nuk është arsye për humbjen e mandatit.
"Kushtetuta specifikon rrethanat në të cilat një deputet mund të humb mandatin e tij. Këto përfshijnë dorëheqjen, vdekjen, mosbërjen e betimit, dënimin përfundimtar, dënimin me burgim efektiv dhe të tjera. Askund në Kushtetutë nuk thuhet se moskonstituimi i Kuvendit do të thotë humbje e mandatit. Kjo nuk është aspak logjike dhe përgjegjësia nuk mund të jetë kolektive. Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë një vendim të tillë fare", tha Cakolli.
0 komentet