Çdo vit një diplomat sërb në Departamentin e Shtetit
Memorandumi i mirëkuptimit i cili është nënshkruar nga SHBA dhe Sërbia, parashikon pozicionimin e raporteve në kuadër të Departamentit të Shtetit në Uashington.
Sipas shkrimit të “Pavloviq Tudej“ marrëdhëniet e SHBA dhe Sërbisë po njohin rritje, e pas njoftimit të Sekretarit Entoni Blinken se SHBA dhe Sërbia së fundi nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për të vendosur pozicione ndërlidhëse për diplomatët sërbë në Departamentin e Shtetit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit përcolli detajet e programit të ri unik.
Si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit, diplomatët sërbë, do të kenë mundësinë të vijnë në Uashington dhe të punojnë në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Ky program jo vetëm do të nxisë mirëkuptim të synimeve dhe objektivave të politikës sonë të jashtme, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme“, konfirmon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Ky i fundit ka sqaruar se programi do të mundësojë përfshirjen e një diplomati sërb çdo vit në një periudhë 12 mujore në Departamentin e Shtetit.
“Po punojmë që në vjeshtën e këtij viti të mirëpresim oficerin e parë sërb në Departament. Detajet e detyrës do të përcaktohen më vonë“, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
0 komentet