Daçiq me Hillin: Angazhimi strategjik i Sërbisë çon në avancimin e bashkëpunimit me SHBA
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sërbi Kristofer Hill dhe me këtë rast ka theksuar se përkushtimi strategjik i Republikës së Sërbisë është përmirësimi i bashkëpunimit me SHBA në fusha të rëndësisë reciproke.
Siç bën të ditur MPJ të Sërbisë, në këtë takim u shpreh vendosmëria reciproke për intensifikimin e dialogut politik dhe shkëmbimin e vizitave të zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Republikës së Sërbisë dhe SHBA.
"Zv kryeministri i parë dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq ka shprehur kënaqësinë e tij të veçantë për mundësinë që i është dhënë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në mëngjesin tradicional të lutjeve në Uashington javën e ardhshme, ku do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan. Me këtë rast, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për vazhdimin e aktiviteteve, të cilat synojnë ndërtimin e mëtejshëm të marrëdhënieve partneriteti në rrafshin ekonomik, si dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji” thuhet në deklaratë.
0 komentet