Daçiq: Aspiratat shqiptaromëdha kërcënimi më i madh për Ballkanin Perëndimor dhe Europën

Beograd_231128_intervju_Ivica Dačić 08
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq vlerëson gjatë një deklarate për Kosovo onlajn, se lëvizja shumëshekollore që ka për qëllim krijimin e “Shqipërisë së Madhe” paraqet kërcënimin më të madh për paqen në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Europë pas krizës ukrainase.

Daçiq pas ekspozimeve të reja të simboleve shqiptaromadhe në Prishtinë në ditën e FSK, ka thënë se Sërbia shikon gjithçka dhe dënon, por duhet të kuptojmë se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ndonëse këtë e “shikon me sytë e tyre, nuk u beson syve të vet, pra shkon përtej kësaj”.


“A është kjo ndonjë heshtje që nënkupton pajtimin me atë që po bëjnë shqiptarët, kjo është gjë e vlerësimit tonë. Por sigurisht, duke pasur parasysh forcën e deklaratave të ndryshme që vijnë kur çdokush nga pala sërbe përmend ndonjë çështje që dikujt nuk i pëlqen, do të shikoni se për çështjen e "Shqipërisë së Madhe" askush nuk reklamon dhe askush këtë nuk e dënon. Kështu që fiton domethënie të caktuar, sepse bëhet qëllim legjitim për të cilin po luftojnë të gjitha partitë politike shqiptare, pavarësisht nëse janë në Kosovë. Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi apo në jug të Sërbisë. Kemi një lëvizje të vazhdueshme shumëshekullore që ka pikërisht këtë për qëllim. Ne vazhdimisht kemi thënë se ky është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe mund të them dhe në Europë pas krizës ukrainase” sqaron ai.