Petkoviq: Promovimi i FSK me simbolet e UÇK dhe "Shqipërisë së Madhe" paralajmërim për mbarë vendet e rajonit

Beograd_231114_Petar Petković 02
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq vlerëson se kremtimi i ditës së Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është asgjë tjetër veçse festë e "promovimit të idesë shoviniste shqiptaromadhe njëetnike të Kosovës së vetshpallur" duke theksuar se afirmuesi kryesor i të tillë ideologjie është-kryeministri kosovar Albin Kurti ku nuk u përpoq as ta fshehë këtë fakt.  

Petkoviq thekson se promovimi i FSK në kremtimin e UÇK dhe "Shqipërisë së Madhe" është paralajmërim për mbarë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Formimi i paraushtarakëve, në të cilin Prishtina sipas rezolutës 1244, nuk ka të drejtë me simbolet e UÇK terroriste dhe flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, është kërcënimi më i hapur për shtetet e këtij rajoni, ndaj për të cilat Kurti dhe shovinistët shqiptaromëdhenj të shprehin pretendime territoriale. Prej vitesh Beogradi ka paralajmëruar se procesi i militarizimit të FSK është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, dhe rishikimi i sotëm falangist e vërteton shumë qartë këtë” thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.

Në të thuhet se formacioni që trashëgon vetë “traditat e UÇK kriminale dhe terroriste” është vetë i njëjtë për nga natyra dhe synimet, dhe kushdo, shton ai, që nuk e vëren këtë, do të jetë përgjegjës për të gjitha të këqijat që mund të rezultojnë nga aktivitetet militanteske të Kurtit.

Petkoviq paralajmëron se Kurti, duke treguar qartë se FSK është pasardhëse e UÇK, popullin sërb në Kosovë pa mëdyshje e kërcënoi me krime dhe masakra të reja.

Sipas tij të tilla kërcënime Sërbia i merr shumë seriozisht.

“Dhe me këtë rast, dënojmë fuqishëm çdo formë të mbështetjes nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar ndaj kësaj organizate ilegale paraushtarake, doktrina e së cilës mund të reduktohet në shkatërrimin e të gjithë atyre që kundërshtojnë realizimin e konceptit fashist të “Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Petkoviq.