Daçiq dënoi incidentet në Tiranë: A do të reagojë dikush ndaj parullave të Shqipërisë së Madhe?

Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, dënoi incidentet që ndodhën mbrëmë në Tiranë para ndeshjes së kombëtareve të futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë, kur u gris flamuri i Serbisë dhe u promovuan simbole ekstremiste, raporton RTV.

Ai tha se shteti i Serbisë nuk ka të drejtë të reagojë ndaj këtyre incidenteve pasi nuk kanë ndodhur në territorin e Serbisë, duke theksuar se në Shqipëri ekziston një urrejtje sistematike ndaj serbëve që përcillet edhe në manifestime sportive.

„Këtu çështja është nëse shteti shqiptar mundet dhe nëse dëshiron t’i kontrollojë këto gjëra. Nëse jo, nëse nuk mund t’i kontrollojë, atëherë asociacionet sportive që merren me këto çështje duhet me siguri të ndërmarrin masa të caktuara“, tha Daçiq për RTS.

Sipas tij, duhet të ekzistojë barazi.

„E kujtoni që Millorad Çaviqit iu hoq medalja sepse mbante një bluzë me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’. A do të reagojë dikush ndaj parullave të Shqipërisë së Madhe? Me gjasë, jo. Dhe kjo është ajo – standarde të dyfishta. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe nuk duhet të qajmë për fatin tonë“, tha Daçiq.

Një grup i madh tifozësh të kombëtares së Shqipërisë mbrëmë në qendër të Tiranës, para ndeshjes me kombëtaren e Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, grisi flamurin e Serbisë, duke brohoritur „Vriteni serbin“.

Tifozët shqiptarë përdorën provokime të zakonshme, si flamuj të Kosovës dhe pankarta me mbishkrimin „UÇK“.

Ata kishin me vete edhe flamurin e „Shqipërisë etnike“, të ngjashëm me atë që Ismail Morina e lëshoi gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në stadiumin e Beogradit në vitin 2014.