Daçiq: Interesi ynë është që Kosova të mos hyjë në Interpol

Dačić i direktor Interpola
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Sërbisë dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq është takuar sot në pauzën e Samitit Botëror të Policisë në Dubai me presidentin e Interpolit Ahmed Naser Al-Raisi duke theksuar se interesi i Sërbisë është që Kosova të mos hyjë në Interpol.

“Për ne kjo çështje është mjaft e rëndësishme duke patur parasysh interesin tonë që është i dyfishtë dhe ky është që Kosova mos të bëhet anëtare e Interpolit ndërsa nga ana tjetër të ndalet politizimi i shpalljeve të ndryshme në kërkim që i lëshojnë në kuadër të Interpolit si e si që njerëzit tanë për arsye politike të kenë probleme ashtu sikurse ka ndodhur muajt e fundit si në Republikën Sërbe të Bosnjës apo dhe për disa njerëzit tanë nga Kosova e Metohia” tha ai.

Daçiq ka theksuar se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sërbisë me Interpolin është në nivel të lartë dhe theksoi se MPB të Sërbisë dhe në të ardhmen do të jetë partner i besueshëm në luftën ndaj krimit të organizuar, bëhet e ditur në njoftim.

Daçiq falenderoi presidentin e Interpolit për mbështetjen, veçanërisht kur është fjala për vendosjen e byrosë rajonale të Interpolit në Beograd, duke vlerësuar se ky është hap i rëndësishëm për mbarë rajonin.

Ministri theksoi se MPB e Sërbisë punon intensivisht në përmbylljen e të gjitha procedurave me qëllim që byroja të çelet sa më parë.