Daçiq dhe Hill nënshkruajnë Memorandumin e mirëkuptimit mes Departamentit të Shtetit dhe MPJ të Sërbisë

Kristofer Hil
Burim: Printscreen

Zv.Kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq do të takohet nesër me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sërbi Kristofer Hill.

Daçiq me Hillin do të nënshkruajnë Memorandumin e mirëkuptimit mes Departamentit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sërbisë.

Siç bëhet e ditur në deklaratën e MPJ, takimi dhe nënshkrimi i memorandumit, është caktuar në orën 11 ku parashikohet që si Daçiq dhe Hill të japin një deklaratë për mediat.