Daçiq: Xhaçka inkurajon Kurtin për provokime të mëtejshme në vend që ta këshillojë atë të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit
Ministrja për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka deklaruar mbrëmë se po e përkrah regjimin kriminal të Albin Kurtit dhe se po sulmon brutalisht Serbinë për trokitjen e armëve, tha shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, transmeton RTV.
“Ajo me asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, detyrim për formimin e Komunitetit të Komunave Serbe, të mos dërgojë njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe të mos arrestojnë serbët vetëm sepse janë serbë”, ka thënë Daçiq për Tanjug.
Siç theksoi ai, barrikadat janë një rezistencë politike paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb të kryer nga Albin Kurti.
“Në vend që ta paralajmërojnë që të mos kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptar ende po e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë. Serbia do të bëjë gjithçka për paqen, e udhëhequr nga Presidenti i Republikës, Alleksandar Vuçiq, por gjithashtu do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin serb nga terrori dhe masakrat”, tha Daçiq.
Xhaçka tha më parë se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe u bëri thirrje autoriteteve serbe që "të mos justifikojnë as barrikadat dhe as grupet kriminale që refuzojnë t'i heqin ato".
komentet