Daçiq: Dita e turpit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Beograd_231128_intervju_Ivica Dačić 09
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha se sot është “ditë e turpit” në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi që për herë të parë në histori u rekomandua anëtarësimi, siç tha ai - për diçka që nuk është shtet.

“Sot është një ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë në histori anëtarësimi është rekomanduar për diçka që nuk është shtet dhe që nuk i plotëson kushtet themelore në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka thënë Daçiq në një deklaratë me shkrim.

Ai theksoi se Prishtina, përkundrazi, ka 11 vjet që refuzon formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, që është obligim i saj ndërkombëtar dhe po zbaton politikë terrori ndaj popullit serb dhe spastrim etnik.

Daçiq tha se një vendim i tillë, i imponuar nga forca e fuqive ndërkombëtare, cenon themelet e Këshillit të Evropës dhe rendin juridik ndërkombëtar.

“Për cilin parim të mbrojtjes së integritetit territorial do të vazhdojnë të flasin, kur e kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë?

Ai po ashtu tha se Serbia do të vazhdojë të luftojë me të gjitha forcat që ky vendim të mos miratohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj.

“Dhe do ta shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dhanë presidentit Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa të formohet Bahskësia e Komunave Serbe. Ose kjo do të jetë sërish gënjeshtër”, tha ministri Daçiq.