Daçiq me ambasadoren e SHBA në KB: Puna e UNMIK me kapacitet të plotë është e një rëndësie të madhe
Zv.kryeministri i parë i qeverisë dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq, ka biseduar sot në Nju Jork me përfaqësuesen e përhershme të SHBA pranë KB Linda Tomas Grinfild të cilës i tha se "për Sërbinë, puna e UNMIK në kapacitetin e saj të plotë, është e një rëndësie të madhe, duke pasur parasysh situaten delikate aktuale në provincën jugore sërbe".
Daçiq me Tomas Grinfild u takua në prag të seancës së nesërme të Këshillit të Sigurimit në KB, kushtuar punës së UNMIK, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë. Duke folur rreth dialogut Beograd-Prishtinë, Daçiq përsëriti se Sërbia ka mbajtur qëndrim konstruktiv në lidhje me propozimin europian dhe implementimin e planit operacional me qëllim normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, por ripërsëriti se për Sërbinë egzistojnë linja të kuqe prej të cilave nuk tërhiqet ashtu sikurse gjatë muajve të fundit janë theksuar edhe prej presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
Daçiq ka përmendur se për vazhdimin e dialogut, takimi i radhës i nivelit të lartë, do të mbahet në Bruksel më 2 maj në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti Vuçiq. Daçiq vuri në dukje se suksesi i përgjithshëm i propozimit europian, varet nga formimi i BKS si një detyrim që është ndërmarrë 10 vjet më parë përmes nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit.
"Është e papranueshme që ky hap të kushtëzohet me shqyrtimin e kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe Sërbia e kundërshton fuqishëm këtë zhvillim” ka theksuar Daçiq.
Ambasadorja Tomas Grinfild bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjes së arritur nga Beogradi dhe Prishtina në Ohër dhe theksoi se SHBA do të vazhdojnë të angazhohen aktivisht për t’i dhënë mbështetje Sërbisë dhe Kosovës deri në përmbushjen e detyrimeve që kanë me qëllim arritjen e marrëdhënieve të parashikueshme e paqësore.
Daçiq me ambasadoren amerikane ka biseduar edhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Sërbisë e SHBA. Bashkëbiseduesit janë dakordësuar se dialogu dinamik politik dhe bisedimet mes zyrtarëve të dy vendeve, përfaqësojnë mundësi për të shkëmbyer mendime për tema që janë prioritet për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke arritur transparencë më të madhe dhe forcimin e besimit, veçanërisht në vitin kur Sërbia dhe SHBA shënojnë 142 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, thuhet në deklaratë.
Shefi i diplomacisë sërbe ka shprehur shpresën se në periudhën e ardhshme, do të realizohet vizita e sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken në Sërbi, si dhe së shpejti do të shkohet në shkëmbim të vizitave në nivel presidencial.
0 komentet