Daçiq për votimin në KE: Sërbia do t’u përgjigjet reciprokisht atyre që nuk respektojnë integritetin e saj

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë se Këshilli i Europës ka shkelur procedurën duke shtuar se është habi e pakëndshme abstenimi i Ukrainës me rastin e votimit për pranimin e Kosovës duke thënë Sërbia do të sillet reciprokisht ndaj shteteve të cilat nuk respektojnë sovranitetin integral, transmeton RTS.

Daçiq nënvizon se ky abstenim do të ndikojë në qëndrimet e mëtejshme të Sërbisë.  

"Përsa i përket B&H, a ka ndodhur ndonjëherë në prezencën time që të mos kemi thënë integritet territorial për të? Nëse dikush pyet tani, do të jemi abstenues. Po përse kemi qenë për integritetin territorial të B&H, që ata të abstenojnë?", ka pyetur Daçiq,

Ky i fundit shprehet se rjedha e ngjarjeve tregon se nuk bëhej fjalë për një procedurë normale, por përveç kësaj, të shpërblente Prishtinën.

"Nëse është ky shpërblimi sepse për 10 vite nuk kanë formuar BKS. Epo ja sesi Këshilli i Europës deri më tani nuk ka konstatuar se duhet të formohet BKS sepse e pati nënshkruar Ketrin Eshton në emër të BE" ka pyetur Daçiq.

Ministri Daçiq vuri në dukje se është shkelur statuti i Këshillit të Europës sepse siç tha ai, diçka që nuk është shtet nuk mundet të jetë anëtar i kësaj organizate.

"Nga ana tjetër është interpretim ligjor i personit të njëjtë në ndryshim nga sot në raport me 10 vite të shkuara" thekson Daçiq.

Ky i fundit thotë se duket qartë se Gjermania i ka premtuar kryeministrit kosovar Albin Kurtit se do t’a shpërblejë për "konstruktivitet".

"Këtu tregohet se kush është i preferuari i disa vendeve perëndimore, në këtë rast i Pesëshes. Shkelën një sërë rregullash, Islanda prej kohësh ka qenë kundër kësaj. Kërkonte t'ia linte Letonisë në presidencën e ardhshme. E më pas kërkuan që për një pikë të rendit të ditës, të thërrisnin urgjentisht seancën. Ky Komitet Ministrash u takua vetëm me një pikë të rendit të ditës dhe nuk ndodhi asgjë që të mblidhej në javën kur u mbajt Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës" tregon Daçiq.

Ky i fundit përmend se Kurti ka kushtëzuar me gjoja konstruktivitet dhe se dëshiron të diskutojë rreth BKS, çka është "qesharake, hipokrite dhe e pafytyrë".

"Në këtë diskutim, askush nuk doli të fliste, e vetmja ishte Shqipëria e cila e propozoi. Për ta është turp që propozuan, sepse ndoshta nesër pjesë e një vendi do të propozohet për Këshillin e Europës” thotë Daçiq.

Siç thotë ai, gjithsej janë 46 anëtarë ndërsa Rusia u largua, Bjellorusia nuk është anëtare.

"Hungarinë na duhet t’Iijemi mirënjohëse dhe e konsiderojmë si mike për kokë. Nga këto vende 34 e njohin Kosovën, e ndërsa këtu 13 vende nuk votuan pro, 33 ishin pro. Hungarinë dua ta falenderoj veçanërisht. Kjo është gjë e madhe që dikush e bën, dikush që e njeh Kosovën e voton kundër" u shpreh Daçiq.

Mirënjohje për Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë.

"Bravo u qoftë dhe u jemi thellësisht mirënjohës. Është mjaft e rëndësishme që Spanja, Qipro dhe Rumania qëndruan konstant. Nga ana tjetër duhet të them se Ukraina më ka habitur në mënyrë të pakëndshme. E gjithë kjo histori është e bazuar në integritetin territorial kur bie fjala për Ukrainën. E dini sesa me përpjekje kemi votuar pro të gjitha rezolutave, të dënonim shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe në të gjitha rezolutat mbarë botën, kur bie fjala për integritetin tonë territorial, ata abstenojnë. Politika e jashtme bazohet përmes reciprocitetit. Me siguri kjo do të ndikojë në qëndrimet tona në të ardhmen rreth integritetit territorial të këtyre vendeve. Kjo do të ndikojë në qëndrimet tona të ardhshme" ka theksuar Daçiq.

Armenia, thotë, nuk mori pjesë në votim.

"Me ta ne kemi marrëdhënie miqësore, por ne kjo na çuditi mjaft, sepse e dinë sa problem është dhe çfarë do të thotë integritet territorial" thekson Daçiq.

Ky i fundit thotë se Mali i Zi të paktën të kishte abstenuar.

"Duhet të veprojmë reciprokisht. Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës. Do t’u duhet edhe atyre ndonjëherë vota jonë, sigurisht që nuk do t’a llogarisin" theksoi Daçiq.

Ky i fundit pyeti përse disa vende ishin abstenuese dhe nëse ato e njohin apo jo Kosovën.

"Kjo është pyetje për Greqinë e Sllovakinë. Ministri nga Greqia ishte në festë me Vuçiqin. Presidentja greke u shpreh rreth kësaj se ata nuk e njohin Kosovën. Këtu bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin territorial. Tani na duhet të mbrojmë më shumë integritetin territorial të Ukrainës ose të B&H, të shkatërrojmë interesat tona sepse po shkatërrojmë marrëdhëniet me Rusinë dhe ata të abstenojnë. Këtë nuk e kuptoj” ka theksuar Daçiq.

Për të si Greqia dhe Sllovakia ka qenë surprizë.

“Por nuk mund të them se është e para herë që ndeshemi me këtë gjë. Kjo është një çështje parimore. Nëse je kundër, atëherë janë kundër. Egzistojnë manipulime se kjo paksa ishte e  parashikueshme, madje dikush e përmend edhe në marrëveshjen e Brukselit, por kjo nuk ka lidhje. Tani përmendin edhe këtë marrëveshjen e Ohrit, ku të pafytyrët thonë se është bazuar në përputhje me të. E çfarë tani, të duartrokasim dhe të themi në rregull? Epo, jo, na duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore. Këtu bëhet fjalë për atë që gjëja e parë në Marrëveshjen e Ohrit është BKS. Nëse nuk ka një gjë të tillë, nuk ka marrëveshje të tjera” vëren Daçiq.

Sipas tij, kjo është gënjeshtër dhe manipulim klasik.

“Nga bashkësia ndërkombëtare u vlerësua se duhet t'i jepej impuls pozitiv Kurtit. Ky është kulmi i hipokrizisë. E çfarë mori Sërbia? Ndaj mendoj që kur bëhet fjalë për këto marrëdhënie të jashtme politike, këto parime gangstere-do t’i gjuaj në kokë, por kjo nuk është personale, nuk vlen. Në marrëdhëniet ndërkombëtare ka vetëm reciprocitet. Siç na trajton dikush, ashtu do t'i trajtojmë edhe ne dhe pikë“ ka thënë Daçiq.

Ky i fundit shprehet se samiti i KE po përgatitet në Rejkjavík dhe se "ata që investuan kaq shumë në të, kërkonin unitet rreth Ukrainës dhe vendosën ndarje për shkak të Kosovës".

"Për herë të parë ka përçarje në lidhje me pranimin e dikujt. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ekziston deklaratë në të cilën thuhet se duhet respektuar integriteti territorial i Ukrainës dhe Moldavisë. Do të bëjmë një amendament në lidhje me integritetin territorial të Sërbisë. Përse do t’a bënim këtë e në këtë dokument gurë e drurë ndaj Rusisë. Përse do t’a bënim këtë ndërkohë që Ukraina dhe Moldavia abstenojnë kur bëhet fjalë për integritetin tonë territorial. Nëse ky amendament nuk pranohet, nuk ka votim për deklaratën rreth Këshillit të Europës dhe nuk mund të miratohet pa konsensus”, thekson Daçiq.

Për t’a përmbyllur ai shprehet se do të jetë e sigurtë në gjurmët e asaj që Vuçiq foli dje.

“Na duhet të vazhdojmë më tej dialogun në gjetjen e interesave të përbashkëta dhe jo të na diktojë ndokush që është në interes të Prishtinës, sepse pastaj nuk ka dialog. Të enjten është seanca e KS të KB për Kosovën. Qysh sot do të shkoj për aty, ndërkohë që egzistojnë mundësi që dhe presidenti të marrë vendim që të marrë pjesë në emër të Sërbisë, por për këtë ai do të marrë vendimin gjatë ditës” përmbyll Daçiq.