Daçiq me Dendias: Greqia qëndron e përkushtuar në itegritetin territorial të Sërbisë

Dendijas i Dačić
Burim: tviter

Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka konfirmuar sot qëndrimin e qartë të Greqisë për mbështetjen e integritetit territorial të Sërbisë. Këtë deklaratë Daçiq e ka bërë gjatë një bisede që zhvilloi me homologun grek Nikos Dendias të cilin ka falenderuar Greqinë për mbështetjen që i jep Sërbisë në rrugën e saj drejt integrimit europian, transmeton RTV.

Daçiq pas takimit me Dendias gjatë konferencës së shtypit ka thënë se e ka njohur ministrin grek të punëve të jashtme me situatën në Kosovë ku pala shqiptare nuk po mbështet marrëveshjen e Brukselit.

"Interesi i Sërbisë është të ruajë paqen në rajon dhe të ndalojë të gjitha incidentet e mundshme për të qënë faktor paqeje dhe stabiliteti” ka thënë ministri i jashtëm sërb.

Dendias në takimin me Daçiq ka ripërsëritur qëndrimin e Greqisë në lidhje me Kosovën.

"Do të vijojmë të mbështesim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës për të gjetur një zgjidhje detyruese ligjore. Marrëveshjet e nënshkruara më herët janë të rëndësishme dhe duhet të insistojmë më tepër që ato të gjejnë zbatim. Këtë që po them këtu, do ta them edhe në Prishtinë", ka thënë ministri i jashtëm grek.

Ky i fundit ka theksuar se bashkëpunimi jo vetëm mes qeverive të dy vendeve por edhe mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Qirjako Micotaqis është faktor kyç për stabilitetin e rajonit.

"Greqia është e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të raporteve strategjike me Sërbinë në të gjitha fushat" ka thënë ministri grek.

Ky i fundit ka theksuar se Greqia zotohet për integrimin e Sërbisë në Europë si dhe të Ballkanit Perëndimor duke shtuar më tej se beson se Sërbia është pjesë integrale e Europës dhe Bashkimi Evropian është vendi ku Sërbia i përket.

"Dëshirojmë të shikojmë që Sërbia të vijojë me reformat në fushat themelore në përputhje me agjendën europiane ndërkohë që ne do të ofrojmë me sa të mundemi ndihmën e nevojshme", ka theksuar Dendias.

Daçiq ka falenderuar kolegun grek për vizitën në Beograd dhe njëkohësisht ka thënë se miqësia mes Sërbisë dhe Greqisë ka traditë të hershme.

"Ftova ministrin Dendias sot për të qenë mysafyri ynë me rastin e ditës së Shën Nikollës, e po ashtu, për t'u njohur me zakonet dhe traditat tona, Sllavën tonë të famshme e cila për popullin sërb do të thotë jo vetëm besim, por edhe për qëndresë gjatë pushtimit turk, si dhe me rastin e ditës së emrit të tij", ka thënë Daçiq.

Ai tha se të dy ministrat kanë biseduar me trajnerin e basketbollit, Zhelko Obradoviq, për të cilin tha se është një fije tjetër që lidh Sërbinë me Greqinë, si dhe ishullin e Korfuzit ku në historiografinë sërbe zë një vend të veçantë.

Daçiq theksoi se pret intensifikimin e bashkëpunimit pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, si dhe zhvillimin e takimeve të ndryshme bilaterale mes Greqisë dhe Sërbisë.

Ministri sërb ka deklaruar se i ka dhuruar në shenjë mirënjohjeje, ikonën e Shën Nikollës kolegut të tij grek.

Dendias falenderoi kolegun sërb për dhuratën dhe theksoi se është një nder i veçantë për të që të jetë i mysafir në festën e organizuar nga presidenti sërb Vuçiq, por është edhë një nder për mbarë popullin grek dhe kryeministrin Mitsotaqis.

Ai informoi për lidhjet e ngushta mes Sërbisë dhe Greqisë dhe falenderoi Daçiq që gjithmonë përmend ishullin e Korfuzit i cili njëkohësisht është vendi i tij i lindjes dhe me këtë rast e ftoi homologun sërb të shtrëngojnë duart takimin e ardhshëm pikërisht në këtë ishull.

Ai tha se ka diskutuar me kolegun sërb sesi mund të zgjerohet bashkëpunimi rajonal me organizimin e dy takimeve tripalëshe, njëra prej të cilave midis Greqisë, Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe tjetra midis Greqisë, Sërbisë dhe Shqipërisë.

"Marrëdhëniet tona dypalëshe kanë të bëjnë me çështje të ndryshme-energjia, komunikimet, tregtia, turizmi, burimet e rinovueshme të energjisë. Ka mjaft fusha në të cilat ne mund të bashkëpunojmë dhe kemi vullnet për të përmirësuar marrëdhëniet tona", tha Dendias.

Ai shtoi se kjo nuk është një kohë paqësore në botë, ndërkohë që Greqia do të vijojë të mbrojë sovranitetin e vet.

Dendias falenderoi Daçiq për deklaratën e tij të kahershme në Athinë dhe për angazhimin e Sërbisë në respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetin e Greqisë.