Daçiq: Në asamblenë e Interpolit nuk ka patur kërkesë për pranimin e Kosovës

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Në asamblenë vjetore të Interpolit në Gllasgou nuk ka kërkesë për pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, ka theksuar zv kryetari i Qeverisë dhe ministri i punëve të brendshme të Sërbisë Ivica Daçiq.

“Sot në Gllasgou nisi asambleja e 92 e Interpolit një prej organizatave më të vjetra ndërkombëtare në botë e cila mbledh policinë. Tre kanë qenë ngjarje të rëndësishme në këtë takim për Sërbinë. E para në rendin e ditës nuk ka kërkesë të Kosovës për t’u pranuar si anëtare me të drejta të plota. Ne çdo vit jetojmë në një farë mënyre me frikë nëse Kosova në ditën e fundit heziton dhe përmes ndonjë sponsori të vet do të bëjë kërkesë për anëtarësi çka ka qenë rast në asamblenë e Dubait. Pasi atëherë humbën dhe për t’a është e qartë se nuk kanë kurrëfarë shanc të bëhen anëtar të Interpolit e prej atëherë nuk kanë kandiduar më” ka thënë Daçiq.

Ky i fundit theksoi se çdo vit është e rëndësishme që të përcillet deri në fund miratimi i rendit të ditës i cili u miratua sot dhe nuk ka kërkesë që për Sërbinë është më domethënëse, e kjo është kërkesa e autoriteteve kosovare për t'u bërë anëtare e Interpolit.

Daçiq shtoi se kjo për Sërbinë është çështje kyçe statusore e integritetit dhe sovranitetit territorial.

Tjetër pikë e rëndësishme, tha ai, ishte takimi me sekretarin e ri të Përgjithshëm të Interpolit përfaqësuesin e policisë braziliane dhe ministrin e Sigurisë së këtij vendi, i cili është një nga figurat më të spikatura në Brazil.

“Për ne funksioni i sekretarit të përgjithshëm është i një rëndësie të veçantë, sepse ai do të marrë përsipër këtë çështje në periudhën e mëvonshme çka është çështja më e dhimbshme dhe më e rëndë për Sërbinë, çështja e anëtarësimit të Kosovës”, tha Daçiq.

Ky i fundit tha se e ka ftuar sekretarin e ri të Përgjithshëm të Interpolit që të vijë në konferencën e drejtorëve policorë të Europës Juglindore, të cilën e kryeson Sërbia dhe ka mundësi që në dhjetor të vizitojë Sërbinë.

Pika e tretë e rëndësishme, shtoi ai, ka qenë takimi me ministren e brendshme britanike, me të cilin ka biseduar rreth disa temave të rëndësishme, mes të tjerave rreth gatishmërisë për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar që ka të bëjë me migracionin ilegal.

Daçiq tha se mund të pritet shumë shpejt nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë dhe shtoi se Sërbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje edhe në fusha të tjera me të gjitha agjencitë dhe shërbimet speciale që janë në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe e cila është shumë e gjerë.

Ai tha se pret vizitën e saj në Sërbi, si dhe vizitën e drejtorit të agjencisë së luftës kundër krimit të madh dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë që ka filluar me sukses gjatë periudhës kur ai ishte ministër i brendshëm.

Daçiq njoftoi se asambleja e ardhshme vjetore e Interpolit do të jetë në Marok dhe se ka pasur takime me delegacionet e Kinës, Turqisë, Marokut dhe Argjentinës.