Daçiq: Nota e Kosovës është një dështim i plotë, Kurti nuk është në dijeni se çfarë pritet prej tij

Ivica Dacic
Burim: Kosovo Online

Nota që Ambasada e Kosovës në Bruksel u dërgoi të gjithë përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, në të cilën ankohet për Miroslav Lajçakun, është një dështim i plotë, deklaroi për Kosovo online në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

“Është gjithashtu një tregues se Kurti nuk është në dijeni se çfarë pritet prej tij, por vetëm mendon se si do ta përfundojë procesin e pavarësisë, si do ta njohë Serbia Kosovën dhe si do t'i dëbojë serbët nga Kosova. Dhe ky është problemi më i madh – që tregon se politika e tij është e njëanshme, ekstremiste dhe pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Daçiq.

Nuk beson, thotë ai, se nota do të ketë sukses dhe për faktin se Serbia në pozitat e tyre nuk vendosi as Lajçakun e as Zhozep Borelin, por BE-në, me pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare.

“Pra, ajo letër është një dështim i plotë, veçanërisht nëse merret parasysh që të gjithë e dinë shumë mirë se problemi në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është se Kurtu refuzon të zbatojë diçka që BE dhe Beogradi dhe Prishtina u obliguan 10 vjet më parë. Edhe ai sulmon Lajçakun, i cili avokon që fillimisht të formohet BKS dhe pastaj të diskutohet gjithçka. Dhe kjo duhet të ishte bërë 10 vjet më parë”, kujtoi Daçiq.