Daçiq: Prishtinën e shqetëson monumenti në Gazimestan, sepse dëshmon për praninë serbe në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Prishtinën e shqetëson prania serbe në Kosovë dhe festimi serb i festës së sotme të Vidovdanit, raporton RTV.
“Ata i pengon monumenti në Gazimestan, sepse flet për prezencën serbe, nuk keni monument shqiptar të asaj kohe, ata atëherë nuk ishin të pranishëm, ishte një betejë serbo-turke”, tha Daçiq.
Ai tha se Vidovdani është një ditë shtresore dhe simbolike në historinë serbe dhe se nuk mund të lidhet me një ngjarje.
“Nuk po flas vetëm për betejën në Kosovë, e cila historikisht, mitikisht dhe gjenetikisht ka hyrë në ADN-në e popullit serb dhe të historisë serbe, kemi shumë ngjarje të tjera, edhe të gjithë armiqtë serbë donin të lanin hesapet me ne në Vidovdan. Atentatit të Sarajevës i parapriu vendimi për të mbajtur manovra ushtarake austro-hungareze në Sarajevë në Vidovdan”, shpjegoi Daçiq.
Ai gjithashtu theksoi se tani duhet të shohim se si të ruhet qenia kombëtare, strukturat shtetërore dhe uniteti shtetëror.
“Është shumë e rëndësishme që të ketë uniteti mes serbëve në Serbi, serbëve që jetojnë në Republikën Srpska, në Mal të Zi”, tha Daçiq.
Ai shtoi se fakti që Sllobodan Millosheviq u ekstradua në gjykatën e Hagës në Vidovdan është tragjedia më e madhe e kombit tonë.
"Dikush mund të diskutojë për Millosheviqin dhe rolin e tij historik, secili do të ketë qasjen e tij politike. Mendoj se është tragjike që një vend të ekstradojë ish presidentin e tij në një gjykatë ndërkombëtare në një festë si Vidovdan," tha Daçiç.
Duke folur për formimin e Lëvizjes Popullore për Shtetin, Daçiq tha se ekziston gatishmëria e SPS-së (Partisë Socialistë Serbe) për të diskutuar për qasjen ndaj asaj lëvizjeje.
“Ne jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë, ka shumë gjëra për të cilat foli presidenti. Njëra është çështje e orientimit politik, çfarë duam ne, dhe tjetra është çështje organizative, a është koalicion për të shkuar në zgjedhje”, tha Daçiq.
komentet