Qytetarët para portave të manastirit të Graçanicës: Vidovdani është festë e madhe për të gjithë serbët, është e rëndësishme të ruhet tradita
Qindra njerëz marrin pjesë në festën e Vidovdanit në portën e manastirit të Graçanicës. Qytetarët me të cilët ka biseduar ekipi ynë thonë se është e rëndësishme të ruhet tradita, por gjithashtu shprehin keqardhjen që në Gazimestan nuk do të mbahet përkujtimorja për heronjtë serbë.
Dragan Bozhiq nga Sremska Mitrovica tregon se ka më shumë se një dekadë që vjen në Graçanicë për të festuar Vidovdan.
“Po vij në ditën e sotme të vuajtjeve por edhe të ringjalljes së popullit serb, sepse e gjithë epopeja fillon nga Vidovdani, që na mban deri më sot dhe ajo shtytje epike që kemi në vete, është ADN-ja e popullit serb që na jep forcë të vijmë përsëri për të kujtuar në atë kohë kur njerëzit vdiqën për të mbrojtur Evropën e krishterë, ne shpëtuam shpirtin, besimin ortodoks, shpëtuam burimin tonë ku erdhëm sot për t'u freskuar e për të pirë", tha Bozhiq.
Ivan Stojanoviq nga Beogradi tha se për herë të parë ishte në Graçanicë për të festuar Vidovdanin.
"Unë jam këtu për herë të parë, do të vij sa herë që të mundem, do t'u tregoj të tjerëve sa mirë është këtu, është një ndjenjë e pabesueshme të jesh këtu sot", tha Stojanoviq.
Banori i Graçanicës, Lubomir Maksimoviq, thotë se Vidovdani është festë e madhe për të gjithë serbët.
"Nëse nuk do të ishte beteja e Kosovës, nuk do të kishte as Vidovdan. Kjo është një festë e madhe serbe në të gjithë botën. Duhet të festojmë dhe kujtojmë ata që luftuan kundër perandorisë së fortë turke. Populli është i mërzitur për shkak të përshkallëzimit të ngjarjeve të muajit të fundit, shpresoj që shteti i Serbisë të veprojë dhe të qetësojë. Po ashtu mund të them që pala shqiptare feston sot Kurban Bajramin, ka ndodhur në të njëjtën ditë, edhe ata duhet të jenë i vetëdijshëm për Vidovdanin, se ne jemi popull paqësor dhe i qetë”, tha Maksimoviq dhe shtoi se është për të ardhur keq që nuk mund ta vizitojë Gazimestanin.
Patriarku serb Porfirije shërbeu liturgjinë në portën e manastirit të Graçanicës.
Ngjarja sigurohet nga Policia e Kosovës, të pranishëm janë edhe pjesëtarët e Karabinierieve dhe EULEX-it.
komentet