Daçiq rreth rezolutës së Parlamentit Europian: Hipokrizi në kufijtë ekstreme
Rezoluta e Parlamentit Europian në të cilën mes të tjerave thuhet se Beogradi duhet të unifikojë qëndrimet e veta me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, është një shembull më shumë i një hipokrizie madhështore, ka vlerësuar sot ministri i jashtëm Ivica Daçiq, transmeton Novosti.
Për Tanjug, ai ka thënë se PE qorton Sërbinë për mosrespektim të politikës së jashtme të BE dhe nuk përmend se Kosova nuk dëshiron të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, e cila është nënshkruar nën patronazhin e BE.
"Mos ndoshta marrëveshja e Brukselit dhe Bashkësia e Komunave Sërbe nuk janë element themelor për politikën e jashtme europiane? Ashtu sikurse flitet për integritetin territorial të Ukrainës, e ndërkohë bëhet thirrje për shembjen e integritetit territorial të Sërbisë", vëren Daçiq.
Ky i fundit ka thënë se para se PE të “japë leksione” Sërbisë për mosunifikim të politikës së jashtme me BE, duhet më parë të bjerë dakord me principet themelore të së drejtës ndërkombëtare për ruajtjen e integritetit territorial të të gjithë shteteve në botë "përveçse nëse mendon se Sërbia nuk ka të drejtë në të drejtën ndërkombëtare".
"Po them vetëm një fjalë, hipokrizi në kufijtë ekstreme", përfundon Daçiq.
komentet