Daçiq: Zgjidhja përmes dialogut, Sërbia ka tri linja të kuqe

Ivica Dačić novogodišnji prijem
Burim: Kosovo Online

Çdo përpjekje për të mundësuar zgjidhjen e çështjes kosovare, arrihet veçse përmes mekanizmit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ka theksuar sot ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq në pritjen tradicionale me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit Julian, për anëtarët e kabinetit qeveritar të Sërbisë dhe trupës diplomatike, duke shtuar se Sërbia ka tri linja të kuqe.

Daçiq ka thënë se këto linja të kuqe përfshijnë gjithçka që është nënshkruar deri më tani të cilat duhet të zbatohen, përfshirë Rezolutën në fuqi të Këshillit të Sigurimit të OKB 1244, Marrëveshjen e Brukselit veçanërisht pjesa që parashikon formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, Marrëveshjen e Uashingtonit, si dhe gjithë të tjerat. 

Daçiq rrëfen se Sërbia nuk mundet t’a njohë pavarësinë e Kosovës dhe të japë pëlqyeshmërinë për pranimin e saj si anëtare në Kombet e Bashkuara, ashtu sikurse vija e tretë e kuqe që është përmbushja e të drejtave të plota dhe siguri maksimale për sërbët në Kosovë e Metohi. 

Ministri i jashtëm sërb ka thënë se Sërbia është e befasuar prej interpretimit selektiv i të drejtës ndërkombëtare dhe ka falënderuar vendet që nuk e njohin pavarësinë e njëanshme të Kosovës, si dhe ato që kanë ndryshuar qëndrimet e tyre apo ato që do t'i korrigjojnë.

Ai theksoi se zgjidhja duhet të bazohet në një kompromis në respekt të plotë të pozitave dhe interesave të Sërbisë.
Daçiq theksoi se lidershipi në Prishtinë vazhdon me vetëdije të shkaktojë tensione dhe në këtë mënyrë krijon atmosferë mosbesimi.

"Edhe vitin e kaluar, e patë përkushtimin tonë të plotë për dialogun në Bruksel, çka dëshmon për vendosmërinë tonë të sinqertë me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problemet ekzistuese. Në të njëjtën kohë, ne përfaqësojmë një qëndrim të qartë, të vendosur dhe konsistent se themeli i çdo zgjidhjeje, duhet të bazohet në kompromis, me respekt të plotë të qëndrimeve dhe interesave tona. Për fat të keq, jemi dëshmitarë se lidershipi aktual në Prishtinë vazhdon të provokojë tensione sistematike në mënyrë të qëllimshme duke shkaktuar një atmosferë mosbesimi përmes lëvizjeve të njëanshme. E fundit në serinë si pasojë e sjelljes destruktive të Prishtinës, është përpjekja për të vrarë fëmijët sërbë afër Shtërpcës një ditë para Krishtlindjes, në prag të festës më të gëzuar për të krishterët, festës së Krishtlindjes dhe arrestimeve njëkohësisht. Besojmë se është e nevojshme që komuniteti ndërkombëtar të dënojë gjerësisht veprimet dhe incidente të tilla përmes një vëzhgimi të duhur për të zbuluar shkaqet që na çuan në gjendjen aktuale”, tha Daçiq.

Misionet ndërkombëtare Kfor, Unmik dhe Euleks, siç theksoi Daçiq, kanë domethënie të veçantë për komunitetin sërb në Kosovë. 

"Situata e sigurisë në krahinë fatkeqësisht kërkon në mos shumë, të paktën një prezencë jo të mangët të këtyre misioneve. Veç kësaj aktivitetet tona shumëpalëshe i nënshtrohen edhe mbrojtjes së interesave tona jetike në forumet ndërkombëtare, ku para së gjithash, nënkuptoj parandalimin e anëtarësimit të të ashtuquajturës Kosovë, në organizatat ndërkombëtare. Qëndrimi ynë është se në këtë fazë të dialogut, duhet të jemi plotësisht të fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi dhe se vëmendja e nevojshme në dialog, nuk duhet humbur kot. Prandaj, është gjithashtu e papranueshme të tolerohen përpjekjet e Prishtinës për të shfrytëzuar situatën aktuale ndërkombëtare për të përmbushur agjendën e saj politike”, tha shefi i diplomacisë sërbe.

Siç tha ky i fundit, Sërbia do të vijojë përmes një angazhimi të fortë me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, vazhdimin e mbrojtjes së të drejtës ndërkombëtare, e veçanërisht atë pjesë që ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve anëtare të OKB. 

Daçiq në fjalimin e tij, ka thënë se aktivitetet diplomatike të Sërbisë edhe në periudhën vijuese, do të jetë të orjentuara drejt prioriteteve të politikës së jashtme, përkatësisht ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe anëtarësimit të plotë në BE. Ai renditi si prioritet edhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha vendet, si dhe ushqyerjen e veçantë të miqësive tradicionale.
Shefi i diplomacisë sërbe tha se paqja në botë sot është e kërcënuar dhe se lufta në Ukrainë ka marrë karakterin e një konflikti botëror me pasoja të mëdha për botën. Ai nënvizoi se Sërbia zotohet për paqen dhe respektimin e parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare.

"Ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, është prioritet i rendit tonë shtetëror dhe në përputhje me rrethanat, shteti drejton aktivitetet tona të politikës së jashtme", ka theksuar Daçiq.

Ky i fundit ka thënë se Sërbia ende beson se anëtarësimi i plotë në BE, është i arritshëm dhe se premtimi nga takimi i Selanikut, është një synim real dhe i arritshëm. Përmbushja e kritereve në këtë drejtim, tha ai, mbetet një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme, që është edhe synimi strategjik i të gjitha qeverive në 20 vitet e fundit. 
Daçiq vlerësoi se është e nevojshme të mbahet gjallë perspektiva evropiane, sepse është një katalizator për reforma dhe prosperitet, por shtoi se është i nevojshëm përparim i prekshëm në negociata, ndërsa në të njëjtën kohë rritet gatishmëria e anëtarëve të BE për të pranuar anëtarë të rinj.  

Shanci për një përparim të tillë, Daçiç e shikon tek presidenca aktuale e Suedisë në Këshillin e BE. 

“Vetëm me integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor, mund të përfundojë me sukses projekti i BE, i cili do të çelë mundësinë e bashkimit të kontinentit evropian”, tha ai.

Ai po ashtu kujtoi se Sërbia, meqenëse nuk është ende shtet anëtar dhe nuk merr pjesë në krijimin e politikës së jashtme të BE, ka obligim që gradualisht të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE dhe është e gabuar të pritet përparim në momentet kur nuk ka progres konkret dhe kur gatishmëria për pranimin e anëtarëve të rinj është e diskutueshme, sidomos kur kërcënohet në të njëjtën kohë sovraniteti dhe integriteti territorial. 

Daçiq theksoi se Sërbia është e gatshme të ripërcaktojë marrëdhëniet me fqinjët e saj duke kapërcyer çështjet e hapura nga e kaluara.

Këtë, nënvizoi ai, e dëshmoi edhe udhëtimi i tij i fundit në Zagreb.

Në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me rastin e Vitit të Ri sipas Kalendarit Julian, mes të tjerësh, asistonin ministrat Tanja Mishçeviq, Tomisllav Zhigmanov, Gjorgje Miliqeviq, Novica Tonçev, Tomisllav Momiroviq, si dhe ambasadorë të fuqive të botërore si Kristofer Hill i SHBA, ai i Rusisë Aleksandar Bocan Harçenko, shefi i delegacionit të BE Emanuel Zhofre, si dhe të tjerë.