Daçiq rreth seancës së KS të KB për bombardimet: Nga Perëndimi na erdhi mesazhi “që mos të shkojmë kot”
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë sot në Moskë se ende nuk e di nëse do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të KB me rastin e 25 vjetorit nga bombardimet e Natos në Jugosllavi, por dhe se Sërbia për të është e gatshme sikurse do të thoshte për këtë aksion ilegal që shembi sistemin e Kombeve të Bashkuara.
Seanca e KS të KB është iniciuar nga Rusia, ndërsa Daçiq gazetarëve pas takimit me kolegun rus Sergej Lavrov, u tha se egziston marrëveshje mes fuqive të mëdha, pesë anëtarëve të përhershëm të KB se njëri-tjetrit të mos pengojnë kur një prej tyre kërkon seancë. Kjo është, thotë ai, praktikë këtu e pesë vitet e fundit.
Megjithatë ai vuri në dukje se nga ana tjetër, prej vendeve perëndimore vijnë njoftime me mesazhe-"mos ejani kot", në kuptimin se seancë me shumë mundësi nuk do të ketë.
"Ndërsa kjo do të thotë që të iniciojnë votimin rreth procedurës, por jo tani, por para vetë seancës... A janë këto thumbime të ndërsjellta që i dërgojnë njëri-tjetrit-ne nuk mund t’a dimë sesi do të luhet kjo” ka thënë Daçiq.
Ky i fundit vë në dukje se Sërbia gjithësesi është përgatitur për këtë seancë.
"Ne nuk do të shkojmë aty me asnjë qëllim për të qenë arbitra në raportet e fuqive të mëdha, por për të folur rreth bombardimeve, agresionin, rreth problemeve tona, rreth aksionit ilegal që shembi sistemin e Kombeve të Bashkuara ndërsa vrau civilë”, tha shefi i diplomacisë sërbe.
Daçiq tha dhe se Lavrovin e falënderoi për qëndrimin e palëkundur dhe parimor të Rusisë rreth Kosovës.
“Për ne kjo është e rëndësisë jetike, të dimë që në Këshillin e Sigurimit të KB kemi një zë të sigurt i cili gjithmonë do të jetë kundër pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë dhe për çështjen e integritetit territorial të Sërbisë”, tha Daçiq.
0 komentet