Daçiq: Tubimi paqësor madhështor në Rudare përgjigja karshi kërcënimeve dhe terrorit

Ivica Dačić
Burim: Euronews Srbija

Tubimi madhështor në Rudare tregoi edhe një herë forcën e popullit i cili është i sulmuar nga padrejtësitë, popull që lufton për liri dhe paqe, ka thënë sot zv kryeministri dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq, transmeton RTV.

"Ky tubim është përgjigje e qartë ndaj të gjitha kërcënimeve dhe terrorit që vjen nga Prishtina si dhe nxitësit dhe ndihmësit e saj. Populli sërb ka treguar se është i palëkundur dhe një i vetëm me udhëheqjen shtetërore të Sërbisë duke i dhënë mbështetje absolute presidentit Aleksandar Vuçiq në luftën për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore të Sërbisë", është shprehur Daçiq për Tanjug.

Ky i fundit ka bërë të ditur se bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se zgjidhja vjen vetëm me respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që rjedhin qysh nga Rezoluta 1244 e KS të OKB e deri tek Marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit.

"Albin Kurti është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon", ka deklaruar Daçiq.