Daçiq: Presioni i bashkësisë ndërkombëtare me rëndësi kyçe për formimin e BKS

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë sot në Paris pas takimit me shefen e diplomacisë franceze Кatrin Кolona, se presioni i bashkësisë ndërkombëtare, do të ishte i një rëndësie kyçe për të detyruar qeverinë në Prishtinë të përmbushë detyrimet e veta për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, transmeton RTV.

Gjithçka tjetër, thotë Daçiq, do të ishte shpërblyese për Prishtinën-liberalizimi i vizave, apo fillimi i procedurës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Qëndrimet e Sërbisë për çështjen e situatës në Kosovë, Daçiq i’a ka përcjellë ministres së punëve të jashtme të Francës.

“Kolona u shpreh se shpresojnë, ndërkohë nuk mendoj se do të ishte mirë vetëm të shpresojnë sepse kemi shpresuar 10 vjet më parë, por t’a detyrojmë Prishtinën që të zbatojë formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe të jetë një kontribut në normalizimin e marrëdhënieve tona” theksoi Daçiq.

Ky i fundit nënvizon se kanë kaluar 10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, e cila tani për tani është “një gërmë e vdekur në letër”.

“Sërbia është e zhgënjyer nga fakti se nënshkrimi i Katerin Ashton në këtë dokument, nuk do të thoshte asgjë dhe se shumë shpejt do të përballemi me përgjigjen, veçanërisht pas këtij 2 maji dhe takimit të nivelit të lartë në Bruksel, nëse Kurti dëshiron vërtet të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe. Mendimi ynë është se ai nuk e dëshiron këtë sepse dëshiron t'i dëbojë sërbët nga Kosova e Metohia” tha Daçiq.

Ky i fundit shtoi se ministrja Kolona premtoi se do të vijë në Sërbi dhe se Franca mbështet të gjithë Ballkanin Perëndimor që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.