Delleviq: Gjykata e Apelit konfirmoi zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj për Tolliqin, Spasojeviqin dhe Maksimoviqin

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Avokat Millosh Delleviq ka thënë për Kosovo onlajn se Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për zgjatjen e afatit të paraburgimit për tre sërbët-Vlladimir Tolliqin, Bllagoja Spasojeviqin dhe Dushan Maksimoviqin të cilët u arrestuan pas konfliktit në Banjskë.

Delleviq i cili është avokat i Vlladimir Tolliqit ka thënë se vendimin për zgjatjen e afatit të paraburgimit e ka marrë sot përmes imejlit.

"Kjo do të thotë se vendimi tashmë është ligjërisht i detyrueshëm. Ata do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj. Presim që prokurori të na informojë për hapat e mëtejshëm në hetim”, tha Delleviq.

Ky i fundit kujton se tre sërbëve të arrestuar fillimisht u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa tashmë i’u është zgjatur për dy muaj.

Gjykata themelore më 20 tetor mori vendimin për vazhdimin e paraburgimit dhe kundër këtij vendimi mbrojtja e ka apeluar çka është refuzuar.

Më 26 shtator, Tolliqit i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë, ndërsa Prokuroria e Kosovës e akuzon për “kryerje të veprës terroriste”.

Një muaj paraburgim i është dhënë dhe Dushan Maksimoviqit nga Banjska dhe Bllagoja Spasojeviqit nga Mitrovica e Veriut të cilët gjithashtu u arrestuan pas konfliktit në Banjskë. Ndaj Dushan Maksimoviqit rëndon vepra penale e "përgatitjes së terrorizmit" ndërsa Bllagoja Spasojeviq akuzohet për veprën penale të “terrorizmit”.