Avokati Delleviq: Milloviqi thotë se nuk është fajtor, nesër do të merret vendimi për paraburgim
Burim: Kosovo Online
Mbrojtësi i Dragan Milloviqit, i cili u arrestua sot në Zveçan, avokati Millosh Delleviq ka konfirmuar për Kosovo online se klienti i tij akuzohet për veprën penale të krimeve të luftës dhe se policia e ka mbajtur në paraburgim deri në 48 orë.
Delleviqi pret që nesër të merret vendimi për paraburgim.
“Dragan pretendon se nuk është fajtor, se ka punuar 10 vjet në policinë e Kosovës dhe se i ka kaluar të gjitha kontrollet gjatë punësimit”, tha avokati dhe vuri në dukje se Milloviqi është duke paditur për uzurpim të pronës.
Milloviqi është arrestuar para mesditës në afërsi të stacionit të autobusit në Zveçan dhe është njëri nga tre serbët e arrestuar sot nga policia e Kosovës.
Illija Ellezoviq, i arrestuar në Mitrovicën e Veriut, po ashtu akuzohet për krime lufte.
Ndërkohë një tjetër serb është arrestuar në Prelluzhë.
0 komentet