Delleviq: Pres që Popoviq të lirohet sa më shpejt

Advokat Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Millosh Delleviq, avokat i ndihmës drejtorit të arrestuar të Zyrës për K&M Igor Popoviq, ka thënë për RTS se shpreson që Popoviq të lirohet sa më parë duke apeluar tek gjykata dhe prokuroria që të respektojnë të drejtën e lirisë së shprehjes.

Delleviq beson se proçedura ndaj Popoviqit nuk është e bazuar juridikisht.

“Apelojmë tek Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale që të respektojnë të drejtat themelore të njeriut sidomos lirinë e shprehjes. Presim zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të çështjes dhe që Igor Popoviq të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur” ka thënë Delleviq.

Ky i fundit shtoi se nesër (sot) në orën 16 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit nga ku do të mësohet nëse Popoviq do të lirohet apo do t’i caktohet masë paraburgimi 30 ditor.

Popoviq u ndalua dje pas fjalës që mbajti në përkujtim të viktimave sërbe në Rahovec dhe për fjalët që tha për UÇK.